LAJMI I FUNDIT:

Morina i kënaqur me barazimin dhe paraqitjen e lojtarëve

Morina i kënaqur me barazimin dhe paraqitjen e lojtarëve

Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka thënë se skuadra e tij po jep më të mirën në fushë, pas barazimit ndaj Trepçës ’89.

Ferizaj mori një pikë në udhëtim te Trepça ’89 në ndeshje që u mbyll 1-1.


“Të gjithë ata që janë prezent në fushë po japin më të mirën. Po na ndodhin gjëra të cilat po i punojmë dhe po pranojmë gola të tillë”.

“Djemtë kanë ngarkesa, por ajo që treguan në fushë është për superlativë dhe i përshëndes lojtarët e mi. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë pesë pikë”.

“Në Gjilan kemi qenë duke udhëhequr. Me Prishtinën ka qenë baras rezultati. Me Dritën përfundoi baras. Nëse e bëjmë një rikapitulim, këta djem kanë merituar më tepër. Këto janë pikët që i kemi ne”, ka thënë Morina.

Kjo ishte ndeshja e katërt e Ferizajt pa humbje, duke marr një fitore dhe tre barazime dhe me shtatë pikë mban pozitën e shtatë. Në anën tjetër Trepça ’89 ka gjashtë pikë dhe mban vendin e tetë.  /Telegrafi/