Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të pandehurin A.G.V., i akuzuar për veprat “vrasje” dhe “plagosje e rëndë” dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë viteve.
Ai është shpallur fajtor për vrasjen e gruas në Gjermani në vitin 2002 dhe plagosjen e dy femrave të tjera.
Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.G.V., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I pandehuri A.G.V., me datë 9 nëntor 2002, në banesën e përbashkët familjare në Bad Oeynhausen të Gjermanisë, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie, tani të ndjerën e godet tri herë me thikë të kuzhinë me teh rreth 20 cm, dhe atë një herë në pjesën e majtë të barkut, një herë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe një herë në pjesën e shpatullës së majtë afër kraharorit, duke i shkaktuar plagë me një gjatësi prej 7 cm dhe një thellësi të paktën 20 cm, me ç`rast tani e ndjera si pasojë e goditjeve ka marrë plagë vdekjeprurës për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe të nesërmen ka vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it.
Ndërkaq, me datë, kohë dhe vend të njëjtë me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarave H.G., dhe D.K., në atë mënyrë derisa i pandehuri ishte duke u grindur me tani të ndjerën I.G., e dëmtuara D.G., tenton ta thërrasë policinë përmes telefonit, atëherë i pandehuri merr thikë kuzhine me gjatësi rreth 20 cm me të cilën e godet të dëmtuarën D.K., në anën e djathtë të kraharorit, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese me të cilat ka shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Pastaj e godet të dëmtuarën H.G., në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese në anën e majtë të abdomenit me dëmtime të zorrës së hollë, gjakderdhje arteriale, dëmtim i apendiksit, të cilës i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupor, të rrezikshme për jetën e të dëmtuarës në momentin e shkaktimit.
Të pandehurit A.G.V., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi