LAJMI I FUNDIT:

Morata: Neymari te Reali? Vështirë, por jo e pamundur!

Morata: Neymari te Reali? Vështirë, por jo e pamundur!

Sipas sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar mund të bashkohet me Real Madridin, por do të jetë e vështirë.

Reprezentuesi i Brazilit është lidhur përsëri me kampionët e La Ligës, Realin, me kapitenin e Madridit, Sergio Ramos, duke thënë se dera ishte e hapur për 25-vjeçarin.


Gjithashtu edhe bashkëkombësi i tij, Marcelo thuhet se po ndërmjetëson për një transferim të tij në Santiago Bernabeu.

Ramos: Dera është e hapur për Neymarin
Lexo po ashtu Ramos: Dera është e hapur për Neymarin

Neymari u transferuar për një rekord botëror nga rivalët e ashpër të Madridit, Barça, në PSG në muajin gusht dhe ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat për gjigantët e Ligue 1.

Morata dhe Neymar gjatë finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2015, te ish-skuadrat, Juventus dhe Barcelona (Getty Images)

Morata, i cili u largua nga Spanja në Chelsea në muajin korrik, ka thënë se Neymari mund të transferohet te Reali, por do të ishte i vështirë – ama jo edhe e pamundur.

Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real
Lexo po ashtu Mediat zbulojnë planin e fshehtë, babai i Neymarit dhe Perezi diskutojnë transferimin e brazilianit në Real

“Mendoj se është e vështirë për shkak të së kaluarës së tij”, ka thënë fillimisht Morata për El Larguero.

“Por, ne kemi parë tashmë se në Madrid nuk ka asgjë të pamundur”, përfundoi ylli i Bluve.

Ndryshe, djelmoshat e Zinedine Zidanes janë tetë pikë pas rivalëve dhe udhëheqësve të La Ligas, Barcelonas, pas 11 ndeshjeve të luajtura deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori