Montolivo: Treguam shpirt luftarak

“Ne paguam për lojën e dobët dhe mungesën e fokusit, por nuk duhet të harrojmë për gjërat pozitive. Ne kemi treguar karakter dhe kemi menaxhuar të kthehemi në ndeshje pas ndryshimeve taktike”.
“Ne kurrë nuk ndaluam së besuari në vete dhe mund të kishim nxjerrë të tre pikët me pak më shumë fat”.
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk fituam, por treguam shpirtin e duhur. Mbi të gjitha, ishte një pikë e rëndësishme duke parë se si shkoi ndeshja”, ka thënë Montolivo.
Milani aktualisht pozicionohet i nënti me 11 pikë nga 10 ndeshje. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2012








































