LAJMI I FUNDIT:

Montella: Të gjithë jemi fajtorë, i rritëm shumë pritshmëritë

Montella: Të gjithë jemi fajtorë, i rritëm shumë pritshmëritë
MILAN, ITALY - NOVEMBER 26: AC Milan coach Vincenzo Montella issues instructions to his players during the Serie A match between AC Milan and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 26, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Vincenzo Montella u shkarkua dje (e hënë) nga posti i trajnerit të Milanit, pas një periudhe të gjatë me mungesë rezultatesh, ndërsa kthesa nuk erdhi as në sfidën e djeshme ne Torinon.

Ish-tekniku i kuqezinjve arriti të marrë vetëm tetë pikë, në nëntë sfidat e fundit në kampionat, duke bindur drejtuesit e Milanit, t’i komunikojnë shkarkimin, para se situate të bëhej më alarmante.


Fassone: Shkarkimi i Montellas ishte zgjedhja më e mirë
Lexo po ashtu Fassone: Shkarkimi i Montellas ishte zgjedhja më e mirë

Vetë Montella, në fjalët e para pas shkarkimit, tha se pritshmëritë ishin shumë të larta, por nuk ngurroi të falënderojë drejtuesit e tifozët, si dhe t’i urojë fat pasardhësit të tij, Gennaro Gatussos, transmeton TopChannel.

“Të drejtoja Milanin dhe të punoja me këtë grup lojtarësh, ishte një kënaqësi dhe nder i madh për mua”.

“Dua të falënderoj të gjithë, që nga Fassone dhe Mirabelli, tifozët fantastikë të Milanit, por edhe stafin tim, që më ka ndjekur dhe mbështetur deri në fund”.

“Fajtor për largimin? Besoj se jemi të gjithë fajtorë, sepse i rritëm shumë pritshmëritë. E vërtetë që objektivat fillestarë nuk u arritën, por skuadra më ndiqte dhe po rritej nga java në javë”.

“Gjithsesi, tani çdo gjë është në dorë të Gatussos, që është një njeri i besueshëm për atë pozicion. I uroj shumë fat dhe suksese në këtë aventurë”, tha Montella.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori