LAJMI I FUNDIT:

Fassone: Shkarkimi i Montellas ishte zgjedhja më e mirë

Fassone: Shkarkimi i Montellas ishte zgjedhja më e mirë
(Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se vendimi për të shkarkuar Vincenzo Montellan erdhi nga Massimiliano Mirabelli.

Në vend të tij erdhi Gennaro Gattuso dhe Fassone beson se që nga ndeshja e ardhshme gjërat do të rregullohen për kuqezinjtë.


Analizë: Plus 16 - Interi i kursimeve mbi Milanin e shpenzimeve (Foto)
Lexo po ashtu Analizë: Plus 16 - Interi i kursimeve mbi Milanin e shpenzimeve (Foto)

“Kur merr vendime të tilla kurrë nuk të vjen mirë. Ishte vendim i nevojshëm dhe i dhimbshëm për t’u marrë. Këto janë momente në futboll kur duhet të marrësh vendime, në vend që të presësh që gjerat të përmirësohen”, ka thënë Fassone.

“Cila ndeshje ishte vendimtare? Nuk ishte një në veçanti. Mirabelli ka anën teknike, ne po prisnim një shkëndijë, por ajo nuk erdhi. Deri më tani nuk kemi as një mesatare prej 1.5 pikë për ndeshje, mendoj se ishte zgjedhja më e mirë, edhe për Montellan gjithashtu”.

“Montella bëri gjithçka që mundi. Flas me pronarët çdo ditë dhe ata duan që skuadra të bëjë mirë, më ankohen shpesh”.

“Të gjithë pajtohemi se kualiteti i skuadrës nuk është për Scudetto, por është për Ligën e Kampionëve”.

“Ka pasur gabime, disa gjëra nuk ecën dhe jam i sigurt që do kthehen në rrugën e duhur që nga e diela”, ka thënë për fund Fassone.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Beneventos. /Telegrafi/