LAJMI I FUNDIT:

Monika Zajkova në krye të PLD-së

Monika Zajkova në krye të PLD-së

Me 364 vota “për” dhe 1 “kundër”, sot u zgjodh kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike, deputetja Monika Zajkova.

Ajo u shpreh me udhëheqjen e saj do të ndërtohen politika që do të sigurojnë të ardhme më të mirë.


“Ju premtoj lidership drejt të ardhmes. PLD-në e shoh si parti që ndërton politika që do të sigurojnë të ardhme ku të gjithë jetojmë më mirë se sot”, u shpreh Zajkova.

Sipas saj, tani është koha që të ndërmerren veprime për shkak të brezave të ardhshëm./Telegrafi/