“Money Talks” përfundon me sukses në Prishtinë: Një mbrëmje adrenalinë, art dhe energji urbane

Eventi “Money Talks”, i mbajtur të shtunën në Prishtinë, përfundoi me sukses duke sjellë një natë të paharrueshme të mbushur me sport, muzikë dhe kulturë urbane.
I organizuar nga 3×3 Prishtina në bashkëpunim me AMC dhe Think B Agency, ngjarja mblodhi qindra pjesëmarrës që shijuan përplot adrenalinë e argëtim.
Mbrëmja nisi me DJ Ennozin që ndezi atmosferën përpara se të fillonin sfidat e basketbollit 3×3.
“Prishtina Challenge Giveaway” shpërbleu pjesëmarrësit dhe spektatorët, ndërsa performancat nga BIONDI, Polly and Pamy dhe Shaolin Gang sollën ritme elektrizuese që e mbajtën publikun në lëvizje deri në orët e vona.
Finalja e madhe e turneut u zhvillua në orën 23:30, duke kurorëzuar fituesit e “Money Talks”, por festa nuk përfundoi aty — after party dhe rikthimi i Polly and Pamy mbyllën natën në mënyrën më energjike të mundshme.
Mbështetur nga sponsorë si SIGAL, The Rock, CRYSTAL, Blend, Phoenix, AFA Hotels, Herbalife dhe të tjerë, eventi dëshmoi rëndësinë e bashkëpunimit për promovimin e sportit dhe artit vendor.
“Money Talks” konfirmoi se Prishtina është gati të jetë qendra e ngjarjeve që frymëzojnë dhe bashkojnë komunitetin. /Telegrafi/


























































