LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Tesla Model 3 që lëvizte me 115 kilometra në orë, përfundon duke u përplasur në një objekt në Ohio

Momenti kur Tesla Model 3 që lëvizte me 115 kilometra në orë, përfundon duke u përplasur në një objekt në Ohio

Një veturë elektrike Tesla që po lëvizte me 115 kilometra në orë, është përplasur në një ndërtesë në Ohio – duke bërë që nga shpejtësia e madhe të futet brenda objektit.

Shoferi i Tesla 3 prodhim i vitit 2020, u përplas në ndërtesën Columbus – pasi humbi kontrollin mbi timonin, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, shihet vetura duke lëvizur me shpejtësi të madhe kur përplaset në objekt dhe futet brenda.

Vetura fillimisht godet një saksi të luleve të punuar nga betoni që ishte e vendosur në trotuar, dhe më pas futet me shpejtësi brenda objektit të veshur me xham.

Shoferi i veturës është dërguar me urgjencë në spital për tretman, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

E për mrekulli askush brenda objektit nuk është lënduar. E ky aksident besohet se ka shkaktuar dëme në rreth 300 mijë dollarë. /Telegrafi/