LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën – përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën – përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

Komandot speciale ukrainase kanë sulmuar Krimenë në një aksion të guximshëm gjatë natës përpara një beteje të përgjakshme me armë.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, pamjet e jashtëzakonshme me dron treguan një flotë varkash të Ukrainës duke u nisur drejt gadishullit të pushtuar nga Rusia.

Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat
Lexo po ashtu Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Dhe pamjet – të shpërndara nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës – tregoi trupat që bënin udhëtimin rreth 350 kilometrash përtej Detit të Zi nga Vylkove.


Ukraina tha se njësitë speciale zbarkuan në gadishull dhe “shkaktuan dëme zjarri mbi pushtuesit e Moskës”, duke shtuar: “Krimea do të jetë ukrainase! Lavdi Ukrainës!”.

Andriy Yusov, zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Kievit, tha se kishte “shumë të vdekur” pas një përleshjeje të ashpër me armë – dhe Rusia pretendoi se kapi një nga luftëtarët ukrainas.

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij
Lexo po ashtu Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

“Ka pasur një betejë me pushtuesit rusë, ka shumë të vdekur dhe të plagosur në mesin e personelit të pushtuesve”, citohet të ketë thënë Yusov.

Ukraina ka luftuar për të rimarrë Krimenë gjatë pushtimit të Putinit – por sulmet janë intensifikuar ndërsa Kievi zotohet të rimarrë gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori