LAJMI I FUNDIT:

Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Putini po u premton pagë të dyfishtë atyre pranojnë të punojnë në rajonet e pushtuara të Ukrainës – por as kjo nuk po i sjell rezultat

Zyrtarët rusë hezitojnë të pranojnë vendet e punës në rajonet e pushtuara të Ukrainës, pavarësisht premtimeve për paga më të larta, nga frika e sulmeve ukrainase.

Kërcënimi i një kundërofensive ukrainase në rajonet e aneksuara, të cilat përfshijnë rajonet e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, i kanë bërë zyrtarët rusë të hezitojnë të pranojnë vendet e punës atje, kanë thënë dy burime pranë Kremlinit për gazetën e pavarur Meduza, përcjell Telegrafi.


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret shtatorin e kaluar duke aneksuar zyrtarisht katër rajonet ukrainase, me plane për t’i afruar ato me Rusinë dhe për t’i paguar punonjësit e tyre dyfish.

Por paga më e lartë nuk kompenson rrezikun e sulmeve ukrainase, thanë dy zyrtarët e paidentifikuar për Meduza.

Që nga fundi i vitit të kaluar, Ukraina ka rimarrë pjesë të Ukrainës lindore.

Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë
Lexo po ashtu Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë

Një numër i paspecifikuar zyrtarësh rusë, duke përfshirë Alexei Katerinichev, një zyrtar i instaluar nga Rusia në Kherson, janë vrarë gjithashtu, sipas medias.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i instaluar nga Rusia i emëruar në një rol ministror në një nga rajonet e pushtuara i tha gazetës se lënia e një pozicioni atje për Rusinë konsiderohet “dezertim”, i cili dënohet deri në 10 vjet burg.

Dhe për të kompensuar mungesën e personelit, Kremlini po zhvillon gara elektorale të modeluar sipas konkursit “Liderët e Rusisë”, i cili shihet si një trampolinë karriere për zyrtarët rusë, raportoi Meduza, pa dhënë detaje mbi numrin e pjesëmarrësve.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi gjithashtu muajin e kaluar se njerëzit në katër rajonet e pushtuara do të përfshihen për herë të parë në fushatën e saj të rekrutimit.

Drafti, i cili filloi më 1 tetor dhe zgjat deri në fund të vitit, synon të thërrasë 130,000 ushtarë shtesë, sipas medias shtetërore ruse TASS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori