LAJMI I FUNDIT:

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij
Reklama

Në periferi të Bakhmut, një ekip vdekjeprurës snajperësh lëvizin fshehurazi nëpër pyje dhe fusha duke synuar caqet ruse.

“Nuk është asgjë si filmat amerikanë që romantizojnë punën e snajperëve dhe e tregojnë atë si shumë magjepsëse”, ka thënë për Business Insider komandanti i tyre, i cili ka nofkën “Fantazma”.


“Ne punojmë 24 orë në ditë, nuk bëjmë dallim mes ditës apo natës. Nuk ka fundjavë”, tha ai. “Ti je i rraskapitur…”.

Ai ka thënë se njësia e tij ka qëlluar 558 objektiva në nëntë muajt e fundit dhe ai është personalisht përgjegjës për 113 prej tyre, përcjell Telegrafi.

Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’
Lexo po ashtu Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Numri i luftëtarëve të armikut që ai thotë se kanë vrarë është i barabartë me ushtarët e një batalioni të tërë.

Ndryshe, përgjatë historisë së luftës moderne, ka pasur histori të snajperëve thuajse mitik, të cilët “nxjerrin jashtë loje” një sërë objektivash armike me saktësi të mprehtë.

Dhe ekipi i tyre në këtë rast thuhet se qëllon objektiva me vlerë të lartë.

Pasi objektivi është eliminuar, ata vrasin çdo ushtar tjetër rus që shohin në afërsi.

Ndërkohë bëhet e ditur se arma kryesore e snajperit ukrainas është Barrett M107A1 e prodhuar në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Udhëheqësi i Hamasit takoi pengjet izraelitë në tunelet e Gazës, foli me ta në gjuhën hebraike

Udhëheqësi i Hamasit takoi pengjet izraelitë në tunelet e Gazës, foli me ta në gjuhën hebraike

Azia
Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar

Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar

Azia
Hamasi liroi izraelitët vëlla e motër, gjatë lirimit mësuan se e ëma u është vrarë

Hamasi liroi izraelitët vëlla e motër, gjatë lirimit mësuan se e ëma u është vrarë

Azia
Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dërgohet me urgjencë në spital – i gjejnë metale të rënda në gjak

Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dërgohet me urgjencë në spital – i gjejnë metale të rënda në gjak

Evropa
Pse Katari është i përfshirë

Pse Katari është i përfshirë "kaq shumë" në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit?

Botë
Hamasi liroi 13-vjeçaren, por jo nënën e saj – rrëfimi i një prej familjarëve të tyre

Hamasi liroi 13-vjeçaren, por jo nënën e saj – rrëfimi i një prej familjarëve të tyre

Botë
Kalo në kategori