Një burrë 37-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur në një supermarket në Bergamo, Itali.

Sipas policisë, ai u përpoq ta shkëpuste fëmijën nga krahët e nënës së saj, duke i thyer këmbën gjatë “përleshjes”.


Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në supermarketin Esselunga në rrugën Via Corridoni, teksa familja po dilte nga dyqani.

I dyshuari, një shtetas rumun, i pastrehë dhe pa precedentë penalë, e kapi vajzën për këmbësh dhe tentoi të largohej me të.

Nëna arriti ta mbante fëmijën, ndërsa babai dhe punonjësit e supermarketit ndërhynë menjëherë dhe e neutralizuan agresorin.

- YouTube www.youtube.com

Kamerat e sigurisë ndihmuan autoritetet të rindërtojnë saktësisht ngjarjen.

Burri u arrestua nga policia dhe është dërguar në paraburgim, ndërsa fëmija po merr trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara. /Telegrafi/