LAJMI I FUNDIT:

Moment i ndjeshëm në BBVK, Edona shpërthen në lot: Edhe unë kam dëshirë të kem fëmijë

Moment i ndjeshëm në BBVK, Edona shpërthen në lot: Edhe unë kam dëshirë të kem fëmijë

Në një skenë me emocione Edona, banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar një prej ëndrrave të saj më të thella gjatë një bisede të sinqertë me bashkëbanorët Metin, Azemin dhe Shqipen në oborr.

Ajo nuk mund të mbante më dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që i rrëfeu bashkëbanorëve se sa shumë dëshironte të kishte fëmijë.


Edona, e cila është transgjinore dhe një nga konkurrentët më të përfolur të këtij sezoni, ka ndarë hapur ndjenjat e saj më të brishta, duke prekur zemrat e bashkëbanorëve.

Big Brother Vip Kosova/YouTube

Përderisa lotët s’i ndalte, Meti u tregua i përkushtuar dhe në momentin e saj të vështirë, duke e mbështetur atë afër për t’ia lehtësuar dhimbjen.

Azemi, gjithashtu, shprehu mbështetjen e tij, duke i përkujtuar Edonës se ajo nuk është vetëm dhe se ka shumë mundësi për të realizuar ëndrrën e saj të të qenit nënë.

Big Brother Vip Kosova/YouTube

Ai shtoi se, pavarësisht sfidave dhe pengesave që ajo mund të përballet si transgjinore, ka gjithmonë një njeri atje që do të pranojë dhe do të vlerësojë dashurinë dhe vlerat që ajo sjell.

Meti, në një akt ngushëllimi, i tha Edonës se ekzistojnë edhe çifte të tjera që përballen me sfidën e të qenit prindër, dhe se adoptimi është një mundësi e mrekullueshme për të ndarë dashurinë dhe për të rritur një fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina
Kalo në kategori