Moment i pazakontë në Pekin: Xi Jinping u ngrit nga tavolina, Trump “shfrytëzoi rastin”

Gjatë një darke zyrtare në Pekin, ku morën pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping, u regjistrua një moment i pazakontë që tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar nga ngjarja shihet Xi Jinping duke u ngritur për pak çaste nga tavolina, ndërsa në atë moment Trump, sipas pretendimeve të përdoruesve në rrjetet sociale, shikon drejt shënimeve të liderit kinez që kishin mbetur mbi tavolinë.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në internet dhe shkaktuan reagime të shumta për situatën e pazakontë gjatë një takimi diplomatik të nivelit të lartë.
Deri më tani, as pala amerikane dhe as ajo kineze nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë incident.
Darka u mbajt në kuadër të programit më të gjerë diplomatik dhe takimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në Pekin. /Telegrafi/




















































