LAJMI I FUNDIT:

Modric: Jam tepër i moshuar për t’u kthyer te Tottenhami

Modric: Jam tepër i moshuar për t’u kthyer te Tottenhami
(Foto: Instagram/lukamodric10)

Luka Modric është në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madridin, mirëpo ai thotë se ka raporte të mira me klubin dhe shpreson ta zgjatë qëndrimin e tij.

35-vjeçari ka thënë se është i moshuar për t’i kthyer te Tottenham Hotspur, ashtu siç bëri Gareth Bale gjatë kësaj vere.


“Jam tepër i moshuar për t’u kthyer te Tottenhami. Kam edhe një vit kontratë me Madridin dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

(Foto: Real Madrid)

“Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite. Jam i përqendruar te Madridi dhe gjërat që mund t’i arrijmë këtë sezon”.

Reali do t’ia vazhdojë kontratën Modricit vetëm për një vit, edhe pse ai dëshiron të pensionohet në Madrid
Lexo po ashtu Reali do t’ia vazhdojë kontratën Modricit vetëm për një vit, edhe pse ai dëshiron të pensionohet në Madrid

“Më pas, do të ulem dhe do të bisedoj me menaxhmentin dhe do të kërkojmë një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë. Kam raporte shumë të mira me të gjithë njerëzit te klubi dhe pavarësisht se çfarë do të ndodhë, nuk përbën asnjë problem”, është shprehur Modric për FourFourTwo. /Telegrafi/