LAJMI I FUNDIT:

Modesta Uka, futbollistja nga Kosova që po lë gjurmë në Austri – synon titullin me Sturmin dhe u përballë me klubin e zemrës Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Modesta Uka, futbollistja nga Kosova që po lë gjurmë në Austri – synon titullin me Sturmin dhe u përballë me klubin e zemrës Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Modesta Uka është njëra nga futbollistet më të mira që ka Kosova dhe ajo me plot sukses po luan në Austri.

E lindur në qytetin e Vitisë në Kosovë, Modesta nisi të luaj futboll në moshë të re, por gjatë qëndrimi 14 vjeçar në Kosovë nuk ishte aktivizuar në asnjë klub futbolli.


Në vitin 2014 Modesta vazhdoi jetën në Austri së bashku me familjen e saj.

Që nga ajo kohë ajo është aktivizuar me gjigantin austriak të futbollit Sturm Graz ku është njëra nga futbollistet më të mira të këtij klubi.

Në një intervistë për Telegrafin, Modesta flet për karrierën e saj, largimin nga Kosova, ëndrrën për tëluajtur me Real Madridin dhe përballjen me gjigantin spanjoll në Ligën e Kampionëve.

E filloi në moshë të re futbollin në Kosovë, në Austri për herë të parë luajti me një klub

Që nga mosha gjashtë vjeçare Modesta ka filluar të luaj futboll, por ajo gjatë qëndrimit në Kosovë nuk kishte luajtur për asnjë klub futbolli.

Modesta e vazhdoi jetën në mërgim në Austri, ku që nga mosha 14-vjeçare është pjesë e skuadrës së madhe austriake Sturm Graz.

“Me futboll kam filluar të merrem që nga mosha gjashtë vjeçare fillimisht në lagje, e pastaj edhe në shkollë”.

“Sa isha në Kosovë nuk kam luajtur futboll me ndonjë klub, por në moshën 14-vjeçare kemi shkuar në Austri me familjen dhe menjëherë kam filluar të luaj”.

“Isha në prova te disa skuadra, por në fund vendosa të luaja për Sturm Graz ku nga jo kohë tani e tetë vite jam pjesë e kësaj skuadre”.

“Jam duke jetuar ëndrrën time, pasi gjithmonë si e vogël kam dëshiruar të bëhem një futbolliste profesioniste dhe tani jam kam arritur qëllimit, por nuk dua të ndalem këtu, pasi ëndrra vazhdon të luaj në të ardhmen në ndonjë klub edhe më të madhe evropian”, tha Modesta për Telegrafin.

Synon titullin e kampionit në Austri me Sturmin 

Modesta e nisi për mrekulli sezonin e ri në Bundesligë austriake, ku mori fitore 0-3 në udhëtim te BW Linz, derisa ajo shënoi golin e parë në ndeshje që ishte edhe goli i parë i sezonit 2022/23 në elitën e futbollit austriak për femra.

“Ishte një nisje e mirë, jam e lumtur me golin e shënuar edhe fitoren e arritur”.

Qëllimi i saj është që ta fitoj titullin e kampionit në Austri me Sturmin, pasi tani e disa vite i mungon një gjë e tillë duke mbetur gjithmonë në vend të dytë pas St Polten.

“Shpresojë që këtë vit ta fitojmë titullin. Gjithmonë kemi qenë afër, por besoj që këtë edicion mund t’ia dalim dhe të kurorëzohemi me titullin kampion”, vazhdoi tutje Modesta.

Reprezentuesja kosovare kë një ëndërr të parealizuar, që të luaj për klubin e zemrës Real Madridin dhe shpreson që në një të ardhme të afërt ta bëj realitet ëndrrën e saj të madhe.

“Ëndrra ime mbetet Real Madridi. Jam ende e re dhe do të punoj shumë që një dit të arrij aty”, u shpreh Uka.

Qëndrimi pesë ditor në Madrid, përballja me Realin dhe takimi me David Alaban

Disa më parë ajo u përballë me Realin në Ligën e Kampionëve, ku Sturm u mposht 6-0 nga Los Blancos, derisa për Modesten ishte një ndjenjë e shkëlqyer të luante përballë ekipit që ëndërron ta vesh fanellën e saj.

“Më kujtohet kur trajneri u afrua dhe më tha a po ke frikë të luash, pasi gjitha shoqet e skuadrës u frikësuan të luanin dhe kishin emocione përballë Real Madridit. Në atë moment kam filluar të qesh dhe i thash se “Çfarë frike, unë mezi po pres të jem në fushë të luaj kundër skuadrës që e dua””, deklaroi Modesta duke qeshur.

“Momentin kur u futa në fushë kisha emocione, por vërtetë u kënaqa duke luajtur kundër një skuadre të madhe”, vazhdoi tutje Modesta.

Pas ndeshjes me Realin, Sturm Graz luajti ndaj ekipin kazak Tomiris-Turan ku e mposhtën me rezultat 5-1, derisa Modesta shkëlqeu me një gol e një asistim.

Gjatë qëndrimit pesë ditor në Madrid, ekipin e femrave të Sturmit e vizitoi edhe mbrojtësi i Los Blancos, David Alaba ku qëndroi për disa orë.

“Ka qenë një takim emocionues me Alaban, i cili qëndroi me ne në klub dhe ishte shumë miqësor. Të gjitha vashat e klubit kemi bërë foto me të, pasi është një legjendë e Austrisë dhe njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë”, vazhdoi tutje Modesta.

Që nga viti 2019 pjesë e Përfaqësueses së Kosovës 

Modesta është reprezentuese e Kosovës që nga viti 2019, kur në ndeshjen debutuese ndaj Maqedonisësë Veriut (3-3), shënoi golin e parë.

Ajo ka shënuar katër gola me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, por ka tre asistime.

“Për mua është ndër që të luaj me Kosovën. Gjithmonë kënaqem sa herë grumbullohem, pasi nuk ka më mirë se të luash për vendin tënd”, u shpreh Uka.

Te Përfaqësuesja e Kosovës kanë ndodhur ndryshime në shtabin teknik, derisa Modesta thotë se ka potencial në ekipin kombëtar dhe se e ardhmja është e ndritur.

“Ka shumë futbolliste të mira te Kosova, besoj që në të ardhmen do të kemi paraqitje shumë më të mira”, deklaroi mesfushorja ofensive.

23-vjeçarja ka zhvilluar deri më tani nëntë ndeshje me fanellën dardane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori