LAJMI I FUNDIT:

Modelja Chiara Bordi, e cila humbi këmbën e saj kur ishte 13 vjeçe, u rendit e treta në finalen e “Miss Italia”

Modelja Chiara Bordi, e cila humbi këmbën e saj kur ishte 13 vjeçe, u rendit e treta në finalen e “Miss Italia”

Një modele e cila humbi këmbën në një aksident me rrota kur ishte vetëm 13 vjeçe, ka marrë vendin e tretë në finalen e këtij viti të konkursit “Miss Italia” – pavarësisht nga abuzimet që iu bënë nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilët thanë se ajo ishte në garë vetëm për shkak se ishte “e gjymtuar”.

Chiara Bordi, 18 vjeçe, ishte një nga të parat në finalen e së martës në Milano, e cila pranoi kurorën e vendit të tretë nga aktorja e njohur Carlotta Maggiorana, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Studentja 18-vjeçare me krenari shfaqi këmbën e saj protezë gjatë paraqitjes së trupit të saj në konkursin e bukurisë.

Chiara bëhet konkurrentja e parë në historikun e “Miss Italia”, që garon me një këmbë protezë për kurorën e këtij titulli.

Megjithatë, finalja u dëmtua nga fyerjet që Chiara mori në internet për paaftësinë e saj gjatë ditëve të fundit.

Duke iu përgjigjur fyerjeve në Facebook, Chiara i shkruajti njërit prej tyre: “Po, mua më mungon një këmbë, por ty të mungon zemra dhe truri”.

“Unë nuk jam e interesuar të fituoj, por t’i tregoj botës se jeta është ende e bukur kur rilind pas një ngjarjeje dramatike”, tregon më tej ajo.

Ajo e përshkruan veten si një modele bionike në llogarinë e saj Instagram dhe ka punuar me organizatën britanike “Models of Diversity”, e cila punon për të promovuar më shumë diversitet brenda industrisë së modës.

Në profilin e saj, Chiara që me prejardhje është nga provinca qendrore Tarquinia, shpjegon se si ajo do të donte të studionte për t’u bërë një kirurge ortopedike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori