LAJMI I FUNDIT:

Modelja Ashley Graham shpjegon për vendimin që t’ua ndërpresë gjidhënien binjakëve kur ishin pesëmuajsh

Modelja Ashley Graham shpjegon për vendimin që t’ua ndërpresë gjidhënien binjakëve kur ishin pesëmuajsh
(Foto: Instagram/ashleygraham)

Modelja ‘plus size’, Ashley Graham, ka treguar se si vendosi të ndalonte ushqyerjen me gji të binjakëve të saj kur ata ishin pesë muajsh.

“Njerëzit gjithmonë përpiqen t’u tregojnë të tjerëve se si ta ushqejnë fëmijën e tyre, por kur i linda binjakët, shpejt e kuptova se nuk është aq e thjeshtë”, ka thënë 35-vjeçarja, e cila ishte ende duke e ushqyer me gji djalin e madh kur i solli në jetë e binjakët.


Lodhja pas lindjes së fëmijës dhe çfarë e shkakton atë
Lexo po ashtu Lodhja pas lindjes së fëmijës dhe çfarë e shkakton atë

“Me fëmijën tim të parë mendova se ushqyerja me gji ishte mënyra e vetme dhe e duhur. Dhe ashtu ishte në atë moment. Pasi u bëra me binjakë, i thashë vetes se nuk do ta bëja më këtë. Se thjesht nuk funksionon dhe se është me të vërtetë angazhim i madh”, ka treguar tutje në The Daily Show.

Sipas fjalëve të saj, ushqyerja e fëmijëve të saj dukej sikur “të ushqente një komb të tërë”, kështu që ndaloi së ushqyeri me gji kur ata ishin pesë muajsh dhe në vend të kësaj ua dha formulën më të mirë që mund të gjente.

Mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemin e ushqyerjes me gji gjatë natës të bebeve që qajnë
Lexo po ashtu Mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemin e ushqyerjes me gji gjatë natës të bebeve që qajnë

Së shpejti, thotë ajo, kuptoi se kishte marrë vendim të drejtë, pavarësisht paragjykimeve të shumta që hasin shpesh nënat kur vendosin të ndërpresin gjidhënien.

“Fëmijët e mi janë të shëndetshëm, të fortë dhe të lumtur”, është shprehur Graham për binjakët. /Telegrafi/