LAJMI I FUNDIT:

Modeli doganor i BREXIT-it do t’i kushtojë 20 miliardë dollarë bizneseve britanike

Modeli doganor i BREXIT-it do t’i kushtojë 20 miliardë dollarë bizneseve britanike

Modeli doganor pas BREXIT-it i favorizuar nga Boris Johnson, Liam Fox dhe Michael Gove, mund t’i kushtojë rreth 20 miliardë dollarë në vit, tha kreu i HMRC, një vendim që sjell një goditje të madhe ndaj shpresave të BREXIT-ersëve për një largim të plotë nga bashkësia doganore.

Jon Thompson i tha Komisionit të zgjedhur të Thesarit se modeli i tyre i preferuar “max-fac”, i cili mbështetet në teknologjinë dhe skemat e besueshme të tregtarëve për të minimizuar kontrollet kufitare, do të ishte më i shtrenjtë se alternativa e mëparshme.


Burimet e kabinetit pohuan se ata nuk ishin informuar nga HMRC se kostoja mund të ishte aq e lartë. Shifra e madhe, e cila përfaqëson rreth dyfishin e kontributit vjetor neto të Mbretërisë së Bashkuar në BE, shkaktoi tronditje në Westminsterit. Opsioni i preferuar i Theresa May, modeli i partneritetit doganor, sipas të cilit Britania e Madhe do të grumbullonte tarifat në emër të BE, do të ishte praktikisht pa kosto, sepse bizneset mund të kërkonin mbrapa taksat, bëri me dije Thompson.

Kryeministrja është përballur me kërcënime nga mbështetësit e BREXIT, duke përfshirë Johnson, Michael Gove dhe Jacob Rees-Mogg, në ditët e fundit, për të hequr modelin e partneritetit dhe për të ecur përpara me opsionin e tyre “max-fac”. /Monitor