LAJMI I FUNDIT:

Modelet Bentley Speed Edition 12 ‘festojnë’ fundin e prodhimit të motorit W12

Modelet Bentley Speed Edition 12 ‘festojnë’ fundin e prodhimit të motorit W12

Bentley do ta përfundojë prodhimin e motorit të saj W12 në prillin e 2024-shit. Për t’i dhënë lamtumirën grupit të komponentëve, marka britanike po prezanton Speed Edition 12 të Bentayga, Continental GT, Continental GTC dhe Flying Spur. Secila prej tyre vjen në një seri të kufizuar prej 120 njësive.

Continental GT dhe Continental GT Convertible veshin distinktivët Speed Edition 12 në parafango e përparme. Bentayga dhe Flying Spur kishin këtë emblemë në shtyllën e pasme. Një pllakë me numër është në kapakun e motorit.


Të gjitha vijnë me paketën Blackline që errëson kromin e jashtëm. Ata kanë rrota me madhësi prej 22 inç, e pas tyre janë dhe disqet e frenave të argjendta, raporton Motor 1, përcjell Telegrafi.

Si një opsion në dispozicion për modelet Speed Edition 12 është edhe ngjyra e re Opalite. Është një kombinim me një të hirtë të çeltë dhe ngjyrë të gjelbër, dhe Bentley thotë se kur rrezet e diellit bien mbi trupin e veturës, ajo merr një efekt me ngjyrë të bakrit.

Në brendësi, ky edicion special ofron disa opsione tapicerie. Blerësit mund të marrin opsionin krejtësisht të zi Beluga ose një përzierje dyngjyrëshe të asaj ngjyre me blunë Brunel, të kuqe Cricketball, Liri ose Portokalli.

Sediljet kanë qepje Mulliner Silver, dhe mënyra e qepjs me kontrast është një kombinim i nuancave Anthracite, Porpoise dhe Stratos. Të gjitha këto modele vijnë me veshje me rimeso druri Grand Black me shkëlqim të lartë. Vrimat e ajrit e kanë numrin “12” të përpunuar në to.

Si me një theks të veçantë, modelet Speed Edition 12 vijnë gjithashtu me një model motori W12 në një shkallë 15 për qind. Bentley po i përpunon ato nga alumini që vjen nga një bllok aktual i motorit W12. /Telegrafi/