Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Sallës Sportive në Greme të Ferizajt” për të cilin MKRS-ja investon 300 mijë euro dhe “Renovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj” për të cilin MKRS-ja investon 200 mijë euro, investime të cilat do të bëhen gjatë vitit 2018.
Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive. “Pas këtyre investimeve të rinjtë e Ferizajt dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive. Ne si Ministri jemi të përkushtuar që të ndihmojmë komunat në realizimin e projekteve kapitale në plotësimin e infrastrukturës sportive. Edhe memorandumet e nënshkruara sot me kryetarin Aliu janë në këtë vazhdë”, u shpreh ministri Gashi.
Ai po ashtu tha se bashkë me kryetarin Aliu u dakorduam që bashkërisht të fillojmë procedurat që Komuna e Ferizajt të bëhet Qendër Rajonale e Trashëgimisë Kulturore. Gjithashtu ministri Gashi veçoi “Sot ëhtë ditë e veçantë për të gjithë artdashësit e në veçanti për të rinjtë e Ferizajt, sepse sot bashkë me kryetarin Aliu u dakorduam edhe për përmbylljen e projektit për Qendrën Rinore në mënyrë që të rinjve tu krijohet hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Po ashtu ne u zotuam edhe për mbështetje të fuqishme për Festivalin e Teatrit. Jemi të interesuar që brenda vitit 2018 të bëjmë një ligj të ri për teatrot në mënyrë që aktorët të hyjnë në listën e pagave dhe që aktivitetet e teatrove komunale të përkrahen financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shprehu falënderim të veçantë për ministrin por edhe për nënshkrimin e këtyre memorandumeve. “Ferizaj paraqet qendër të rëndësisë kulturore dhe historike dhe është e rëndësishme të mbështetet në projekte të veçanta, sidomos të rinisë, që është edhe përkushtim i veçantë i ministrit Gashi”, tha kryetari Aliu.
“Sot nënshkruam edhe marrëveshjen për renovimit të stadiumit dhe siguruam përkrahjen nga ana e ministrit për aktivitetet tjera pasi që Ferizaj është qytet i ri por me një traditë të madhe sa i përket festivaleve të teatrove”, shtoi Aliu. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pioli flet për të ardhmen e tij te Milani dhe hendekun me cilësitë e Interit
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni
Grealish shpjegon pse Man City ka shans për të fituar sërish tripletën këtë sezon
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia