LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtrit e animacionit “zbarkojnë” në Pejë: Amy Wifrey dhe Pete Marryman, prezantojnë në Anibar

Mjeshtrit e animacionit “zbarkojnë” në Pejë: Amy Wifrey dhe Pete Marryman, prezantojnë në Anibar

Në edicionin e nëntë të Anibarit që mbahet në datat 13-19 gusht në Pejë, do të ligjërojnë regjisorja Amy Winfrey dhe animatori Peter Merryman nga seriali i Netflix-it, “BoJack Horseman”.

Ata do të shpjegojnë procesin e krijimit të një episodi, prej vizualizimeve të para të skriptës, krijimit të tabelës së rrëfimit (storyboard), dizajnit dhe animacionit final.


Amy Winfrey ka qenë e angazhuar si regjisore në “BoJack Horseman” në realizimin e pesë sezoneve. Hapat e parë në industrinë e filmit të animuar i kishte në realizimin e sezonit të parë të “South “Park dhe më pas “South Park: Bigger, Longer and Uncut”! Ajo aktualisht është e angazhuar në serialin “Tuca and Bertie”, ndërsa është regjisore e te “Making Friends” në kanalin Nickelodeon.

Së bashku me të do të prezantojë edhe regjisori Peter Merryman i përfshirë në projektin e serialit “BoJack Horseman”. Merryman është përgjegjës kryesor për krijimin e tetë sezoneve të serialit të famshëm amerikan në komedi Comedy Central, “South Park”.

Winfrey dhe Merryman do të mbajnë masterklasë në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” ku do të demonstrohet procesi i detajuar nga krijimi i një “storyboard”-i, pjesa e animacionit dhe po ashtu teknika unike e serialit “BoJack Horseman”.

Programi i prezantimeve është si më poshtë:

Netflix’s Bojack Horseman: Amy Winfrey dhe Peter Marryman
18 Gusht në ora 16:00 në Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë

Storyboard Master Class: Amy Winfrey dhe Peter Marryman
19 Gusht në ora 14:00 në Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
VETMI

VETMI

Fjala+
BERKELEY ST BRIDGE

BERKELEY ST BRIDGE

Poezi
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Kulture
SIGURI

SIGURI

Poezi
Kalo në kategori