LAJMI I FUNDIT:

Mjekët rekomandojnë pirjen e 6 deri në 8 gotave lëng në ditë; Ç’duhet të bëni tjetër për të nxitur prodhimin e qumështit

Mjekët rekomandojnë pirjen e 6 deri në 8 gotave lëng në ditë; Ç’duhet të bëni tjetër për të nxitur prodhimin e qumështit

Pas ardhjes në jetë të foshnjës, vëmendja e të gjitha nënave të reja do të jetë e përqendruar kryesisht te nevojat e fëmijës

Edhe pse ky përkushtim është krejtësisht i arsyeshëm, mos harroni nevojat tuaja. Nëse doni që foshnja të zhvillohet sa më mirë, atëherë, ajo ka nevojë për një nënë të shëndetshme.


Ushqyerja: Konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese. Gjatë kohës që i jepni gji foshnjës, nuk ekziston asnjë ushqim që nuk duhet ta konsumoni. Përveç kësaj, pini çdo ditë 6 deri në 8 gota lëng.

Zgjedhjet më të mira janë uji, qumështi dhe lëngjet e frutave. Nuk ka problem edhe po të konsumoni sasi të vogla kafeje, çaji apo pije me gaz. Duke qenë se jeni një nënë e re, ndoshta do ta keni të vështirë të përgatisni çdo ditë vakte të shëndetshme, por janë të nevojshme për mirëqenien tuaj.

Pushimi: Në çdo rast, ne ju këshillojmë të pushoni, pasi shpeshherë detyra e re që keni marrë përsipër, ka vështirësitë e veta. këshillon Living. Nëse jeni të qeta, do të rikuperoni energjitë, do të ushqeheni më mirë dhe do ta shijoni më shumë foshnjën.

Qetësia nxit prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e hormoneve të tij. Gjidhënia shoqërohet me një efekt aq qetësues, saqë mund t’ju vijë edhe gjumë kur të jeni duke e ushqyer foshnjën, ndaj mundohuni të flini apo të qetësoheni kur fëmija fle.

Mos kini drojë t’u kërkoni ndihmë personave të tjerë për punët e përditshme, që ju të qetësoheni pak. Fëmijët më të vegjël do të gëzohen nëse u jepet mundësia ta ndihmojnë nënën dhe foshnjën. /Telerafi/