Anemia nuk është sëmundje, por është gjendje e organizmit e cila patjetër duhet të shërohet që të mos ndodhin sëmundje më të rënda
Anemia nuk është sëmundje, por gjendje e përgjithshme e organizmit, me të cilën manifestohet një numër i madh sëmundjesh. Prandaj, ekziston një numër i madh anemish.
Anemia është një sindromë shoqëruese e një sëmundjeje të caktuar dhe si e tillë kërkon që të përcaktohet saktësisht se përse është shfaqur. Në rastin më të mirë, anemia mund të ndodhë nëse palca e eshtrave nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse nuk ka mjaftueshëm materie ushqyese, zakonisht hekur ose vitaminë B12.
Po ju sjellin një preparat natyral i cili do t’jua zgjidhë këtë problem, transmeton Telegrafi.
Preparati me mjaltë dhe fruta
Për përgatitje të këtij preparati nevojitet të përgatitni 200 mililitra mjaltë natyral, sipas mundësisë mjaltë akacie, 200 gramë arra dhe rrush të thatë, 200 mililitra lëng karote dhe panxhari dhe dy limonë.
Përgatitja:
Lani 2 limonë. Pritini përgjysmë dhe hiqjani farat. Bluajeni me lëvore dhe vëreni në një shishe qelqi njëlitërshe.
Në tretjen e limonit të bluar shtoni mjaltin, lëngun e kulluar të panxharit dhe lëngun e kulluar të karotës dhe që të gjitha përzieni mirë.
Në tretje shtoni arrat e grimcuara apo të bluara dhe rrushin e thatë. Përzieni sërish që të gjitha.
Do të keni rreth 1 kilogram tretje të shijshme dhe shumë të shëndetshme shëruese.
Mbajeni në një kavanoz qelqi në frigorifer dhe merreni tri herë në ditë nga 1 lugë para ngrënies. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë