Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Mitsubishi-Hitachi për rajonin e Evropës, Dr. Mattias Jochem, Dr. Martin G. Eckert, Dr.ing Patrick Weckes si dhe zëvendës ambasadoren e Gjermanisë ne Kosovë Christina Gehlsen.
Në takim u diskutuan projektet energjetike, të cilat është duke i zhvilluar Kosova dhe mbi këtë bazë u identifikuan mundësitë të cilat hapen për kompanitë e njohura ndërkombëtare siç është Mitsubishi- Hitachi.
“TC Kosova e Re” është projekti më atraktiv për të cilin kompania ka shprehur interesim për pjesëmarrje në fazën e ndërtimit, duke potencuar referencën dhe eksperiencën shumëvjeçarë në projektet e ngjashme në mbarë botën.
Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj kompanie përgëzuan ministrinë për rritjen e nivelit të efiçiencës duke e bërë projektin të pranueshëm edhe me rregullat të reja për financim nga Agjencitë për Kreditimin e Eksportit të aprovuara nga OECD, në nëntorin e vitit të kaluar.
Ministri Stavileci nga ana e tij, potencoi edhe një herë se ky projekt adreson sigurinë e furnizimit me energji, si një nga sfidat më të mëdha që kanë ndërmarrësit në Kosove si dhe paraqet një shembull të mirë për tërheqjen e kapitalit privat dhe investimeve të huaja direkte në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë