eksperti-banner

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se do të themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë.

Kjo u bë e ditur gjatë pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, RYCO dhe GIZ, së bashku me partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë.


Qendra e re do t’u mundësojë të rinjve ngritjen e kapaciteteve përmes edukimit joformal, me fokus në teknologji dhe gjuhë të huaja, duke lehtësuar kalimin nga shkollimi në punësim.

Peci theksoi se të rinjtë janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe se institucionet do të vazhdojnë t’u ofrojnë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional./Telegrafi/