LAJMI I FUNDIT:

Mitreski: Bullgarët më parë nuk donin të ishin pjesë e Kushtetutës për shkak të emërimit “një komb-dy shtete”

Mitreski: Bullgarët më parë nuk donin të ishin pjesë e Kushtetutës për shkak të emërimit “një komb-dy shtete”

Koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski, theksoi se në radhët e deputetëve të shumicës qeverisëse ka vullnet për hartimin e Rregullores së re për sigurimin e një Kuvendi funksional.

“Kjo që po ndodh tani në Kuvend, mund të them se gjërat janë me ritme më të ngadalta dhe ju e dini që kemi raste të sjelljes së rendit të ditës në seancat plenare që zgjasin dy-tre ditë, gjë që nuk ka qenë kurrë më parë. Kuvendi do të funksionojë pas ditës së dytë dhe të tretë pas miratimit. Megjithatë, funksionimi është i diskutueshëm. Propozimet që vijnë nga Qeveria për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve ndodh që të vonohen dhe ne jemi në afate”, tha Mitrevski nga Kuvendi.

Ai theksoi se takimet e liderëve duhet të vendosin për çështje të tilla kur është fjala për të ardhmen evropiane të vendit.

“Të paktën ajo që kam si informacion është se si parti kemi vendosur për anëtarësim në BE. Dua t’u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të kenë parasysh se çfarë do të thotë të përfshihet në Kushtetutë gjithë ajo që kanë kërkuar. Ne vetë u kemi ofruar bullgarëve që të përfshihen në Kushtetutë si dy kombe të veçanta. Kjo është arsyeja pse ju e dini emërimin “dy shtete-një popull” nuk ndodhi atëherë. Me futjen e bullgarëve konfirmojmë identitetin maqedonas”, theksoi Mitreski para gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori