LAJMI I FUNDIT:

Misteri që rrethon fatin e trupit të Saddam Husseinit, edhe 12 vjet pas vdekjes!

Misteri që rrethon fatin e trupit të Saddam Husseinit, edhe 12 vjet pas vdekjes!

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Penale në Irak, gjykatësi Munir Haddad, i cili mori pjesë në varjen e ish-sunduesit Saddam Hussein, zbuloi se fati i trupit të tij mbetet një mister, edhe 12 vjet pas vdekjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se pas ekzekutimit të tij, familja e tij kërkoi trupin e tij që të mund të varrosej sipas ritualeve islamike në qytetin e tij të al-Awjahut, në provincën Sheddhedin.


Haddadi, i cili në atë kohë shërbeu si kreu i Gjykatës së Lartë Penale, kishte kryesuar për varjen e Saddamit në vitin 2006 dhe e kishte “dërguar” personalisht në trekëmbësh.

E duke komentuar mbi raportet rreth varrit të fshehtë Saddamit, Haddad ka thënë: “Unë nuk kam njohuri rreth kërkesave që kufoma e tij ishte hequr ose që varri i tij u hodh në erë”.

Kishte gjithashtu zëra se vajza e tij kishte marrë vendimin për ta varrosur në një vend tjetër.

“Roli ynë përfundoi me ekzekutimin e tij dhe transferimin e trupit të tij tek familja e tij sipas kërkesës së tyre”, theksoi Haddad.

Gjithsesi, Sheikh Ahmed al-Enzi nga një këshill i pleqve Salaheddine thotë se familja e Sadamit lëvizi trupin e tij në një vend të fshehtë përpara se grupi terrorist ISIS të pushtonte rajonin.

Ai tha se nuk ishte e qartë nëse u zhvendos për shkak të frikës ndaj asaj që ISIS mund t’i bënte kufomës.

“Motivi për këtë veprim njihet nga shumë pak anëtarë të klanit të tij”, thotë ai.

Për më tepër, ai tha se Mauzoleumi ku ishte varrosur fillimisht ishte bërë një formë vend pelegrinazhi për mbështetësit e tij.

Varri u hodh në erë nga ISIS, tha Enzi, por mbetjet e Sadamit nuk ishin aty në atë kohë.

Në varrin e Sadamit, Forcat Mobilizuese Popullore (PMF) që ishin ngarkuar për sigurinë në zonë, kanë thënë se varri u shkatërrua në një sulm ajror të Irakut pasi ISIS kishte vendosur snajpera mbi të.

Sheikh Manaf Ali al-Nida, një udhëheqës i fisit Albu Nasser të cilit i përket klanit të Sadamit, tha se ai nuk ishte atje për të dëshmuar shpërthimin – por beson se varri i Saddamit “u hap dhe u hodh në erë” – megjithëse nuk ka specifikuar se kush beson se është pas sulmit.

Ndërsa Jaafar al-Gharawi, shefi i sigurisë i PMF, këmbëngul se “trupi i Sadamit është ende atje”.

Një nga luftëtarët e tij, megjithatë, spekulonte se vajza e mërguar e Sadamit, kishte fluturuar me një avion privat dhe e kishte futur trupin e babait të saj në Jordan.

“E pamundur!” tha një profesor universitar dhe një student i vjetër i epokës së Sadamit, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.

“Hala (vajza e Saddamit) nuk është kthyer kurrë në Irak”, tha ai. “(Trupi) mund të ishte marrë në një vend të fshehtë … askush nuk e di kush e ka lëvizur apo ku”.

Përveç këtyre supozimeve, ka të tilla, si ai i banorit të Bagdadit, Abu Samer, i cili beson se ish i forti i Irakut është ende gjallë.

“Sadam nuk është i vdekur”, tha ai. “Ishte një nga sozitë e tij që u var”.

Saddam Hussein, ishte president i Irakut që nga 16 korriku 1979 deri më 9 prill të vitit 2003.

Në vitin 2003, një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të pushtuan Irakun për të rrëzuar Sadamin, të cilin presidenti amerikan Xhorxh W. Bush dhe kryeministri britanik Toni Bler e akuzuan për zotërimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe lidhjet me al-Kaedën.

Pas kapjes së tij më 13 dhjetor 2003, gjykimi i Saddamit u zhvillua nën qeverinë e përkohshme të Irakut.

Më 5 nëntor 2006, Sadami u dënua nga një gjykatë irakiane për krime kundër njerëzimit lidhur me vrasjen e 148 shiitëve të Irakut në vitin 1982 dhe u dënua me vdekje duke u varur. Ekzekutimi i tij u krye më 30 dhjetor 2006. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori