LAJMI I FUNDIT:

Misteri i katit të pestë të hotelit në Pyongyang: Rrëfimi i mjekut amerikan që kishte qasje në vendin që “nuk ekziston” (Foto)

Misteri i katit të pestë të hotelit në Pyongyang: Rrëfimi i mjekut amerikan që kishte qasje në vendin që “nuk ekziston” (Foto)

Mjeku amerikan Calvin Sun kishte qëndruar i zgjuar për më shumë se 24 orë, kur gardianët koreanoverior u futën në furgonin që është dashur t’i transportoj atë dhe shokët e tij në aeroportin e Pyongyang, për t’u larguar nga Koreja e Veriut. Atyre u është thënë, se kishte një problem dhe se nuk mund të nisen derisa të zgjidhet, shkruan BBC.

“E gjitha çfarë kemi bërë gjatë asaj jave ishte vizita në katin e pestë të hotelit, që kurrë nuk kam besuar se do të shkaktonte problem”, ka deklaruar Sun, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ai këtë nuk e kishte kuptuar edhe kur gardianët u kërkuan të dalin nga furgoni. Sun është i biri i prindërve kinezë, i lindur në Neë York. Dhe pas një udhëtimi spontan në Egjipt në vitin 2010, filloi të shkruaj në një blog dhe shpejt fitoi një numër të madh të ndjekësve. Shfrytëzoi çdo mundësi të udhëtojë dhe hulumtojë ndonjë vend të ri.

Gjatë vitit të parë të studimeve në fakultetin e mjekësisë kishte vendosur që gjatë pushimit të verës të udhëtojë në Lindjen e Afër dhe Azi. Koreja e Veriut nuk ishte pjesë e planit, e aq më pak kati i pestë i fshehtë i hotelit Jangakdo në Pyongyong.

Derisa po qëndronte në Pekin, Sun i kishin mbetur edhe një javë para se të kthehej në SHBA. Kështu vendosi ta vizitojë një agjenci turistike që organizon udhëtime në Korenë e Veriut. Rregullat për udhëtime të tilla ishin bërë më strikte, pas sëmundjes dhe vdekjes së studentit amerikan Otto Varmbir që kishte vizituar katin e shumëpërfolur të hotelit “Jangakdo”.

Me të mbërritur në Pyongyang, Sun dhe grupi prej 20 shtetasve amerikanë, evropianë dhe kinezë, kryesisht 20-vjeçar, i kishin pritur tre ciceronë rreth të ’40-ve, dy meshkuj dhe një femër. Edhe pse në fillim ishin strikt me ata dhe i paralajmëronin që të mos fotografojnë objekte të caktuara, Sun dhe miqtë e tij shumë shpejt krijuan raporte të mirë me ata.

“Ciceronëve u pëlqente të pinin. E kuptuam që alkooli është pjesë e rëndësishme e kulturës koreane, pasi që çdo mbrëmje na ftonin të argëtoheshim”, ka shtuar Sun.

Gjatë qëndrimit në Pyongyang kanë vizituar disa shtatore dhe objekte tjera kulturore. Ndërsa në mbrëmjen e fundit me ciceronët, shkuan në një klub të natës dhe vallëzuan nën tingujt e muzikës së viteve të ’80-ta. Pasi u kthyen në hotel, ciceronët i ftuan sërish për pije, por nuk qëndruan edhe aq gjatë pasi kishin pasur një javë të ngarkuar.

Ata u kthyen në dhoma për të fjetur, por e kuptuan se në fakt nuk ishin aq shumë të lodhur, dhe kështu vendosën që të argëtohen edhe pak në njërën prej dhomave të hotelit. Në ato momente dikush kishte propozuar që ta hulumtojnë më në detaje hotelin.

Jangakdo, hotel ndërkombëtar 47-katësh, konsiderohet si ndërtesa më e lartë në Korenë e Veriut. Ai gjendet në ishull para liqenit Tedong, ka katër restorante, sallën e “boëling” si dhe sallone të ndryshme për masazh.

Gjatë pesë netëve sa kishin qëndruar në këtë hotel, Sun dhe miqtë e tij ishin nën vëzhgimin e ciceronëve, kurse ky ishte rasti i fundit që ata ta hulumtojnë ndërtesën pa ata. Kështu u ngjitën në kulm, më pas u futën në restorant në katin më të lartë dhe më pas përfunduan në ashensor. Aty dikush e kishte vërejtur se mungon butoni për katin e pestë.

“Nuk ishin grupi i parë që kishte shkuar për ta vizituar katin e pestë, dhe sigurisht nuk do të jemi të fundit. Në vitin 2011, asnjë turist nuk ishte arrestuar në Korenë e Veriut. Megjithatë, duket se nuk kemi qenë të vetëdijshëm për pasojat që kemi mundur t’i bartim”, ka shtuar Sun.

Nga kati i gjashtë kishin zbritur shkallëve drejt katit të pestë, dhe u befasuan kur para derës nuk hasën në rojtar. Dyert ishin të hapura, dhe kështu menjëherë nxorën fotoaparatet dhe u futën brenda. Fillimisht vërejtën se tavani ishte i ulët, shumë më i ulët sesa në katet tjera. Disa madje është dashur të gjunjëzohen për të mos e përplasur kokën.

Sun kishte filluar të ecë drejt një holli që ngjante shumë me bunkerët bërthamor. Shumica e hapësirës së këtij kati i kishte dyert e hapura, por askënd nuk e kishin takuar brenda.

“Aty ishte një dritë e ndezur dhe pamë kamera të sigurisë, monitorë që kishin qasje në pamjet brenda disa dhomave të caktuara të hotelit. Gjithçka dukej si dhomë për vëzhgim. Aty mu kujtua se në këtë kat gjendet dhoma për vëzhgimin e mysafirëve”, ka shtuar Sun.

Në mure ishin të varura disa vizatime antiamerikane dhe antijaponeze. Disa vizatime e glorifikonin Kim Jong-un, kurse në disa shkruante: “Kjo bombë është prodhim amerikan. Të gjitha prodhimet amerikane cilësohen armiqtë tanë. Të hakmerremi ndaj amerikanëve”.

Disa minuta më vonë një burrë i panjohur u shfaq nga askund dhe i pyeti: “keni humbur?”. Dhe natyrisht se përgjigja e turistëve ishte “po”, dhe menjëherë janë shoqëruar nga ai deri te dhomat e tyre.

Por, pasi që e kuptuan se nuk ishin frikësuar edhe aq shumë, vendosën të zbresin sërish në katin e pestë. Hapën derën që nuk qonte askund – prapa saj ishte ndërtuar një mur me tulla. Por, kur hapën derën tjetër, hasën në shkallë që qonin në mes të dy kateve.

Aty kishte hapësira të mbyllura me dyer të hekurta, me posterë propaganmdues nëpër mure. Ndërkaq, Sun që e flet mirë gjuhën koreane, më vonë e kishte ngarkuar në YouTube një video duke deshifruar shkrimet brenda këtyre hapësirave: “të gjitha kishin të bëjnë me hakmarrjen ndaj SHBA-ve dhe fuqisë së familjes së Kimit”. Megjithatë edhe kësaj radhe u shfaq nga askund një punonjës i hotelit, i cili me mirësjellje u kërkoi që të kthehen në dhomat e tyre.

“Ishim 20-vjeçar, ishim naiv. Pas të gjithave që ndodhën dhe që tani di, kurrë nuk do të guxoja ta përsëritja veprimin”, ka shtuar Sun.

Dhe kur u është thënë të dalin nga furgoni, ciceronët ua kishin bërë me dije se e dinë se çfarë ka bërë njëri nga punonjësit e agjencisë turistike që i kishte shoqëruar dhe se do të ishte më mirë ta pranojnë. Megjithatë të gjithë heshtën. Por, njëri prej gardianëve u kishte thënë se janë vjedhur peshqirë nga hoteli, dhe se duhet t’i kthejnë nëse dëshirojnë të kthehen në shtëpi. Dhe nuk është për tu habitur se si asnjëri prej tyre nuk kishte thënë asgjë.

Ciceronët e agjencisë turistike kishin bërë një marrëveshje me gardianët që nëse dalin nga furgoni, “fajtori” do t’i lë peshqirët brenda. Kjo ishte njëra prej mënyrave për ta zgjidhur problemin. Gardianët kishin pranuar ujdinë dhe se “peshqirët janë kthyer, kurse hajnat nuk janë identifikuar”.

Me tu kthyer në New York, Sun vazhdoi studimet në fakultetin e mjekësisë dhe asnjëherë nuk mendoi më për katin misterioz të hotelit. Megjithatë, gjithçka ndryshoi katër vite më vonë, në vitin 2015, kur studenti amerikan Otto Varmbir kishte përfunduar në të njëjtën hotel përmes të njëjtës agjenci turistike. Atë e kishin akuzuar autoritetet koreanoveriore se ka dashur të vjedh posterin nga hotelit Jangakdo.

Ai ishte detyruar me forcë që në televizion të pranojë atë çfarë kishte bërë. Ishte dënuar me 15 vite punë të detyrueshme. Derisa kishte qëndruar në burg, ishte lënduar rëndë ku si rezultat i plagëve të marra kishin rënë në komë dhe nuk ishte zgjuar më kurrë. Në korrik qershor të vitit të kaluar ishte shpallur i vdekur.

Disa janë të bindur se studenti 21-vjeç kishte vizituar katin e pestë të hotelit dhe se kishte shqyer nga muri posterin propagandues, detaj ky që qeveria e Koresë së Veriut dhe menaxhmenti i hotelit kurrë nuk e kishin konfirmuar, ashtu siç nuk e kanë konfirmuar se ekziston kati i pestë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori