LAJMI I FUNDIT:

Misioni i tradhtuar: Pse britanikët u rreshtuan me Enver Hoxhën dhe pse Kim Philby e sabotoi pushtimin e Shqipërisë?

Misioni i tradhtuar: Pse britanikët u rreshtuan me Enver Hoxhën dhe pse Kim Philby e sabotoi pushtimin e Shqipërisë?

“Tirana Observer” sjell pjesë nga libri “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku lordi britanik Nicholas William Bethell flet për rolin e agjentit Kim Philby dhe Shqipërinë. Në libër flitet se SHBA-ja dhe Britania zgjodhën pikërisht Shqipërinë si betejën e tyre të parë kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Pse dështoi plani i CIA-s amerikane dhe MI-6 britanike për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri? Cili ishte roli i Ahmet Zogut, Mit’hat Frashërit, Abaz Kupit etj.? Nga kush, si dhe pse tradhtuan shqiptarët që hynë në Shqipëri të rrëzonin Enver Hoxhën?

HYRJE


Në natën e 4 tetorit 1949 dy të rinj anglezë pilotuan motobarkën e tyre drejt Karaburunit, një gadishull që pasohet në Adriatikun lindor nga bregu shqiptar, si një gisht tregues të një dore gjysëm të hapur. Ishin Sam Barcley dhe John Leatham Motobarka e tyre ishte një “Schooner” si një gotë birre prej 43 tonelatësh, Stormie Seas, quajtur kështu sepse u kujtonte atyre vargjet e një poeti anonim të shekullit XV.

Lyer me blu dhe ngjyrë ari, me dy vela me një portokalli të shkëlqyeshme, i ngjante një peshkarexhe greke, me finiturat e një motobarke luksi, e tipit që të pasurit marrin me qera për të çuar mikeshat e tyre me pushime në Mesdheun lindor. Në bord ishte edhe gruaja e Sam, Eilen, qeni i tyre, quajtur “Lean- To“ që rrinte gjithmonë i shtrirë afër, Dino Mavros, marinari i tyre grek dhe dy anglezë të tjerë, Derby dhe lofty. Gjithkush që i qe afruar, do ti merrte për një grup anglezësh në pushime me barkë.

Por realiteti ishte shumë ndryshe. Leatham e Barclay nuk ishin pushues, por ishin oficerë marine që kishin kryer shërbimin në Egje gjatë luftës dhe më pas transportonin furnizime nga Athina në Selanik me barkën e tyre. Në tetorin 1948 kishin qenë kontaktua nga Pat Whiunney, që përfaqësonte shërbimin informativ ushtarak britanik në Athinë dhe ishin tani në mision të ndërhyrjes dhe sabotimit kundër qeverisë komuniste shqiptare të Enver Hoxhës.

Një vështrim nga afër i Stormie Seas (Shtrëngata e Detit) do të kishte zbuluar detyrën e vërtetë. Velat e tyre të bukura nuk përbënin të vetmin mjet të lëvizjes: Në bord kishte edhe një motor kolosal, një Ruston – Hornsby me 90 kuaj fuqi. Dhe në sallonin poshtë kuvertës ishin fshehur impiantet e tyre të radios dhe kodet sekrete.

Pjesa më e çuditshme e ngarkesës, ishte ajo njerëzore.

9 burra të vegjël shqiptarë, të mbiquajtur “kukudhë“ nga anglezët, të gjithë të armatosur dhe me uniformë, të pajisur me gjithë shpikjet e repertorit të operacioneve të luftës.

Ishin stërvitur nga ekspertë britanikë në Maltë, tamam për këtë moment. Kishin dy aparate radio, pasi pak pas zbarkimit do të duhej të ndaheshin në dy grupe. Dy njerëz ishin ngarkuar për transportimin e çdo aparature, një për vetë radion e vërtetë dhe tjetri për gjeneratorin, një telajo e përkulshme me pedale që sapo hapej mund të përdorej nga një person, i shtrirë në kurriz, që me forcën e pedalimit do ti jepte energji elektrike të nevojshme funksionimit të radios.

Vinin të gjithë nga pjesa jugore e Shqipërisë dhe shumë prej tyre flisnin greqisht, prandaj Mavros mund të qëndronte i ulur midis tyre, duke kërkuar që ti bënte të flisnin, për të zbutur tensionin dhe nervozizmin e tyre.

Ishin të gjithë veçanërisht krenar për sahatet e tyre të rinj ushtarakë anglezë që përfaqësonin një simbol të pozicionit të tyre të ri, pararoja e politikës së re të raprezaljes të perëndimit kundër synimeve agresive të Stalinit.

Megjithatë çdo sahat përbënte edhe një paralajmërim të rreziqeve që do të duhej të përballonin, sapo të zbritnin. Jashtë rripit ishte aplikuar poshtë një cope adezive një pilulë vdekjeprurëse cianuri. Do të mjaftonte pak më shumë se një sekondë, për secilin që do të gjendej në një situatë pa shpresë, për të ulur kokën, të kafshonte adezivin dhe gëlltitur pilulën edhe me duar të lidhura.

***

Në të njëjtin moment preciz, ishte në det të hapur një tjetër drejtues i shërbimeve sekrete britanike, më i lartë në gradë edhe pse në rrethana shumë të ndryshme. Ishte shkëputur nga Southampton në 1 tetor në bordin e Caronia, një transatlantik i P & O, direkt për në Uashington për të marrë detyrën e përfaqësuesit lokal të SIS (Secret Intelligence Service) Shërbimi Sekret Britanik, njohur edhe si MI 6.

Deri në verën e 1949 kishte qenë oficer i ngarkuar me pasaportat e Ambasadës Britanike në Stamboll, por tani kishte marrë një detyrë shumë më të rëndësishme dhe kishte kaluar një muaj në Londër ku kishte qenë instruktuar për këtë.

Quhej Kim Philby.

Philby kishte pranuar detyrën, siç shkruante më pas në kujtimet e tij të shikuara nga KGB, sepse e mbante “fiks në qendër të formulës së politikës spiunazhit“ dhe sepse i jepte “mundësinë të vështronte nga afër organizimin e shërbimeve sekrete amerikane. “Këto përfshinin FBI (Federal Bureau of Investigation) Zyra Federale e Zbulimit, që kontrollon sigurimin e brendshëm amerikan dhe CIA-n (Central Intelligence Agency ) Agjencia Qendrore e Zbulimit, që mbledh informacionet nga jashtë.

Philby ishte edhe njeriu i lidhjes britanike, me një organizim sot të anuluar, njohur si OPC (Office for police Cordination) Zyra e koordinimit policor, detyra e së cilës ishte të organizonte dhe zbatonte sabotime dhe akte shkatërrues në vendet europiane në raporte jo miqësore me Amerikën.

Këto organizata dhe SIS kishin studiuar perandorin e satelitëve të Stalinit dhe kishin zgjedhur Shqipërinë si objektivin e parë të tyre.

***

9 shqiptarët në bordin e Stormie Seas, kishin kompletuar në muajin shtator 1949, stërvitjen e tyre në Maltë nën urdhrat e nënkolonelit David Smiley, një oficer me një karrierë të shkëlqyeshme të shërbimeve të luftës, kaluar pjesën më të shumtë në Shqipëri për të luftuar kundër forcave gjermane të pushtimit. Smiley kishte mësuar atyre teknikat e SOE (Special Operations Exekutive) Operacionet Speciale Ekzekutive, organizata më e rëndësishme britanike për aktivitetet shkatërruese kundër nazistëve gjatë luftës. Ata kishin pranuar të viheshin nën mbështetjen britanike dhe të përdornin mbështetjen britanike për të rrëzuar regjimin komunist shqiptar, që urrenin.

Nuk konsideroheshin kukulla të manovruara nga anglezët, por patriotë që përdornin anglezët për të çliruar atdheun.

***

Philby kishte kaluar të njëjtin muaj të shtatorit në Londër, për të dëgjuar ti shpjegonin gjithçka në lidhje me detyrën e tij të re, meqenëse CIA dhe SIS ishin akorduar për një bashkëpunim të ngushtë në një gamë të gjerë çështjesh.

Një nga këto ishte operacioni në Shqipëri.

Philby u emërua “Komandant“ shtesë dhe pjesa e punës së tij konsistonte në koordinimin e operacioneve të dy palëve me homologun e tij amerikan. Për të mundur të funksiononte në mënyrë efektive, duhej të ishte informuar për punën përgatitore që ishte bërë dhe zbarkimit që to të bëhej në fillim të muajit ntë ardhshëm.

Përpara se Caronia të mbërrinte në Nju Jork, në 8 tetor Philby bëri një udhëtim të këndshëm, siç kujton në librin e tij “My silent ëar “(Lufta e ime e heshtur), duke pirë arkën e shampanjës që ia kishte dorëzuar në kabinën e tij një mik “neverisht i pasur“ që bënte të njëjtin udhëtim. Dy ditë më pas mori detyrën e tij në Uashington, nën koperturën si sekretar i parë i ambasadës britanike.

Tashmë të rinjtë shqiptarë ishin prej një jave në atdheun e tyre dhe ishin duke kërkuar një rrugë ndërmjet maleve drejt zonës në të cilën kishin miq dhe familjarë.

Ishte një territor i egër dhe i pabanuar dhe dukej se kishte shumë pak rreziqe që të binin në ndonjë patrullë qeveritare.

Ata nuk e dinin, por misioni i tyre kishte qenë tradhëtuar.

Philby ishte një agjent që bënte lojë i dyfishtë. Punonte prej shumë vitesh për KGB-në e Stalinit. Kishte pasur një kontakt me një agjent sovjetik në shtator, përpara se të linte Londrën, siç tregon vetë ai dhe nuk kishte dyshim që i foli për operacionin në Shqipëri, përfshirë planin për një zbarkim të mundshëm në Karaburun.

Ky informacion i menjëhershëm nuk duhet të shpenzonte shumë kohë për të arritur në komandën e Moskës dhe të jetë transmetuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Sigurimi i Shtetit, policia sekrete lokale, ishte stërvitur nga kolegët sovjetikë të trajtonin raste urgjente si ai.

Lëvizjet klandestine mbijetojnë mbi parimin e sigurisë së rreptë dhe besimit reciprok. Nuk mund të mbijetojnë, as sadopak të operonin, nëqoftëse instruksionet e tyre u shkonin në mënyrë konsistente regjimeve që ata tentonin të mposhtnin.

Ekzistenca e një tradhtari si Philby, tamam në qendër të kooperimit të shërbimeve sekrete anglo-amerikanë është për rrjedhojë një arsye e mjaftueshme edhe pse qenë edhe të tjera, për falimentimin e paevitueshëm të aventurës Shqiptare.

Shumë pak dinë se Shtetet e Bashkuar dhe Britania e Madhe zgjodhën Shqipërinë, shtetin më të varfër europian si vendin sekret të luftës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe si pikë e zjarrtë e sforcimeve të tyre për të marrë iniciativën në Luftën e Ftohtë, që kishte shpërthyer një vit më parë, në 1948.

Stalini kishte arritur një seri lëvizjes agresive. Kishte organizuar një pushtim komunist të Çekosllovakisë, pastaj kishte urdhëruar një bllokim të Berlinit, duke detyruar Shtetet e Bashkuara që të furnizonte qytetin me rrugë ajrore me shpenzime të mëdha dhe kishte rritur inkurajimin e saj dhe asistencën rebelëve komunistë që tentonin të të rrëzonin me forcë qeverinë greke.

Në fund të vitit 1948, Perëndimi kishte vendosur të reagonte me reprezalje.

“Operacioni Shqipëria” kishte lindur nga funksionarët amerikanë dhe britanikë në vijim të një mbledhje në Uashington, më pas aprovuar nga kryetarët e dy qeverive. Ishte një gjest politikë i studiuar me kujdes, bazuar në konceptin, që Stalini do të ishte impresionuar nga një vendim i Perëndimit për të ndërhyrë ushtarakisht kundër tij edhe pse në shkallë të zvogëluar në një nga pararojat e perandorisë së tij. Do ta kishte bërë të reflektonte gjatë përpara se të binte në sipërmarrje të tjera agresive.

Dhe aksidentalisht do të kishin mundur të largonin Shqipërinë nga orbita sovjetike, për ti dhënë fund qeverise së fortë të Enver Hoxhës, duke lejuar formimin e qeverie më të butë dhe më pak armike të perëndimit.

Pjesa ushtarake pati filluar në tetor 1949, kur skuadrat e para të agjentëve të armatosur nga britanikët, kishin zbarkuar në territorin shqiptar dhe përfundoi në fund të 1953, kur kishin shpallur publikisht falimentimin të një misioni të rëndësishëm nga amerikanët.

Agjentët ishin kapur dhe kishin dalë para gjyqit në Shqipëri. Gjithçka ishte njoftuar me bujë të madhe nga gazetat dhe Radio Tirana.

Burimet e informacionit sovietik i bëri referim herë pas here, por ndërkohë i që jepnin një mbulesë proceseve kundër “spiunëve“ dhe “tradhtarëve” më afër Moskës, deri në fiksim, me që për pjesën më të madhe ishin komplet të pafajshëm, duke minimizuar aventurën autentike të spiunazhit dhe përmbysjes perëndimore në Shqipëri.

Në Perëndim asnjë nuk ua vuri vesh protestave të qeverisë shqiptare.

Ose nëqoftëse e bëri, i vuri pak rëndësi, si një shfryrje tipike të një diktatura e fiksuar nga mania e gjuetisë së spiunëve.

As Kongresi Amerikan, as parlamenti britanik nuk kërkuan hetime në lidhje me operacionet ushtarake sekrete të organizuar nga qeveritë respektive.

Nuk dinin absolutisht asgjë. Në realitet, jashtë botës së shërbimeve sekrete dhe një pjese të ngushtë të qeverisë, praktikisht asnjë dinte që këto fakte kishin ndodhur. Dhe kështu qe për më shumë se një dhjetëvjeçar.

Nga fundi i viteve ‘60, pas zbulimit të tradhëtisë së madhe të Philby-t, grupe specialistësh dhe zbuluesish filluan të vështronin karrierën e tij. Libra të ndryshëm kanë përmendur operacionin në Shqipëri dhe rolin e rëndësishëm të Philby në kualitetin e komandantit shtesë, por asnjëherë nuk zbritën në detaje.

Kjo sepse të dyja qeveritë (amerikane dhe britanike) ishin të interesuara mbanin akoma një vello sekreti mbi ndodhinë dhe kërkonin të ndalonin që të bëheshin kërkime të thella mbi faktet.

Jo vetëm qeveritë refuzojnë të nxjerrin çështje operative ose emra agjentësh të përfshirë – dhe kjo do të ishte e kuptueshme – por nuk duan as të pranojnë se çfarë ka ndodhur.

Por nuk mohojnë, që edhe operacioni ka ndodhur. Ata kanë mbajtur këtë heshtje për më shumë se 30 vjet nga hedhjet e mëdha të parashutistëve në majin e 1953 dhe jo vetëm për faktin që më shumë se njëqind persona, britanikë, amerikanë dhe shqiptarë që morën pjesë në tentativën, kanë kallëzuar duke furnizuar prova për atë që kanë bërë, në besimin që interesi publik ka përfitim vetëm kur tregohet e vërteta.

Dokumentet e shërbimeve informative britanik në kohë lufte nuk bëhen publike asnjëherë, për të cilën nuk ka për t’u çuditur në qoftë se dokumentet që përshkruajnë këto episode të veçanta nuk janë në dispozicion. Personeli britanik që mori pjesë është akoma, në rreptësinë e kohës, të varur nga Official Segrets Act ligji mbi sekretin shtetëror, që përfshin gjithçka për mos ta bëjë fjalë. Megjithatë pranohet dhe mendohet që ligji në fjalë nuk do të kishte vlerë për ndodhi aq të largëta në kohë. Dikush ka kërkuar autoriteteve britanike, si do të kishin reaguar pyetjeve të bëra nga autori i këtij volumi.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me publikimin e informacioneve zyrtare sekrete është më liberal se ai britanik.

Është në fund të fundit, Freedom of informacion Act, ligji mbi lirin e informacionit. Mund të theksohet se një ligj kaq i ndritur duhet të lejojë publikimin së paku të pjesshëm të fakteve të ndodhura tani 35 vite të shkuara. Në fakt qëndrimi amerikan është akoma më i rezervuar nga ai britanik. Shtete e Bashkuara insistojnë në mbajtjen e “kapacitetit të një mohimi të miratuar“ në lidhje me ndodhitë në Shqipëri edhe pse sot ky mohim nuk duket më e aprovuar. Qeveria e Uashingtonit, ka urdhëruar nën frikën e aksioneve legale në drejtim të atyre që kanë marrë pjesë, të mos bënin fjalë në lidhje me pjesën që kishte në operacion dhe të mos pranonin as edhe që një operacion i tillë të kishte qenë. CIA u kujton të gjithëve duke u dërguar atyre kopjet e të impenjimeve sekrete të firmosura në vitet ‘40. Shumë amerikanë për të cilët flitet në këtë libër kanë marrë qortime të tilla.

Në shtator 1982, Luis J. Dube dhe funksionarë të caktuar për të rianalizuar informacionet për Drejtorinë e Operacioneve të CIA kanë deklaruar nën betim: “Kërkesa për zbatimin të Freedom of information Act, bërë nga ankuesi në lidhje me informacionet rreth tentativave të pretenduara, të operacioneve të agjencisë në Shqipëri ndërmjet 1945-1953, nuk mund të mos jenë pranuar as dhe kthyer, sepse një përgjigje pozitive ose negative nga kërkesat, mund të provokojnë në mënyrë të arsyeshme dëme të mëdha sigurimit kombëtar”.

Deponimi nën betim i Dube shpjegon se çfarëdo deklarate lidhur me episodin shqiptar mund të dëmtojë marrëdhëniet aktuale ose të ardhshme me qeverinë shqiptare dhe ndihmon Bashkimin Sovjetik.

Tek CIA janë në siklet që të pranonin se kishin stërvitur njerëz të armatosur dhe ti kishin dërguar në një vend të huaj në kohë paqe. Janë të shqëtësuar për se kanë bërë një dështim.

Përse pas kaq vitesh nga ngjarja, nuk duhet që publiku të dijë atë që u bë dhe atë që mësuan nga gabimet e bëra?

Përgjigjja e këtij pyetësori do të vij në faqet që do të pasojnë.

betrayal

KAPITULLI I: PSE NË SHQIPËRI?

Në mendjen e pjesës më të madhe të perëndimorëve, Shqipëria është një vend joreal, si Transilvania. Përse atëherë perëndimi do të kishte bërë të vetën këtë terren të panjohur për një luftë të vogël dhe eksperimentale? Përgjigja gjendet nga njëra anë në të kaluarën alarmante të një historie të çuditshme, biografie të vështirë dhe të një lufte civile të vazhdueshme. E gjithë kjo krijon premisën themelore për të kuptuar origjinën e konspiracionit të vitit 1949.

E izoluar nga pjesa tjetër e botës, e nënshtruar gjithmonë nga pushtimet e huaja, në fillimet e historisë tij, populli shqiptar u bind që të huajt janë armiq, vrasës dhe se lidhjet familjare ose lokale krijojnë të vetmen bazë të besimit.

Shqipëria në mënyrë të përgjithshme, është një drejtkëndësh me 200 km në vertikale dhe 70 km në horizontale, i futur ndërmjet Greqisë dhe Jugosllavisë, me fytyre në Adriatikun lindor, përpara takës së çizmes Italiane. Zyrtarisht pozicioni i saj i takon 2.7 milion banorëve, 200 mijë prej të cilëve banon në kryeqytetin Tirana, ndërkohë që qytet e tjera nuk kalojnë 70 mijë banorë. Vendi është aq malor, sa që mund të kultivohet vetëm një e treta e saj. Qeveria e saj komuniste është për të gjithë më e rrepta. Asnjë shqiptar mund të posedoj një makinë, mund të shkojë për pushime jashtë shtetit ose të praktikoj një besim çfarëdo, pasi është një krim i rëndë dhe i ndjekur penalisht.

Fiset ilir që janë krijuar paraardhësit e shqiptarëve ishin pushtuar që përpara nga Roma, që kishte ndërtuar një rrugë ushtarake nga Durrësi deri Kostandinopojë. Në vitin 700 para Krishtit, tribu sllave hynë në jug, nëpërmjet Danubit, duke shkatërruar bregun lindor të Adriatikut dhe detyruar banorët të strehohen në male. Në shekullin e XI, Bizantinët u bënë padronë të kësaj zone dhe në fillimin e shekullit XIV ja lëshuan vendin perandorisë serbe të Stefan Dushanit. Në vitin 1385 trupat e perandorisë turke arritën në brigjet e Adriatikut.

5 shekuj dominimi otoman, u ndriçuan fillimisht nga vala e rebelimit të Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbeu, i cili kishte shërbyer në ushtrinë turke, përpara se të kthehej në atdheun e tij, rreth vitit 1430 dhe të vihet në krye të popullit kundër pushtuesve. Si komandant dhe politikan i mrnçur, Skëndërbeu arriti të bindi udhëheqësit lokal, për tu bashkuar në një rezistencë me vlerë që zgjati rreth 25 vjet, duke larguar pushtuesit dhe mundur ekspedita ndëshkuese kundër tij. Heroi vdiq për shkaqe natyrale në vitin 1468. Ai ngeli personazhi më i famshëm i Shqipërisë dhe Heroi Kombëtar. Ekziston një poemë e shkruajtur për të nga Longfelloë dhe një Opera nga Antonio Vivaldi.

Shqiptarët u bënë shërbyes të zellshëm të Perandorisë Otomane dhe shumë prej tyre arritën pozicionet e Veliut të Madh. Më i famshmi ishte Muhamed Ali, udhëheqës i Egjyptit nga viti 1805- 848, që bëri Egjyptin gjysëm të pavarur nga Stambolli dhe krijoj dinastinë mbretërore, që nga fillimi i mbretit Faruk i I-rë e deri në vitin 1952.

***

Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia. Nga viti 1941 ishte e mundur të shikoje fillimet e një lëvizje rezistence. Abaz Kupi, luftëtar i famshëm dhe mbështetës i rëndësishëm i mbretit Zog, kthehet në Shqipëri dhe fillon të mbledhë njerëzit për restaurimin e Monarkisë. Partia e tij e quajtur “Legaliteti”, bazohej në një interpretim ligjor të privilegjeve reale të Sovranit. Mbreti nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte lënë Shqipërinë, ndërkohë që ishte akoma në mbajtje të mandatit, të popullit dhe Parlamentit. Një pozicion që mbreti Zog e ka mbajtur gjithmonë dhe gjithashtu edhe djali i tij mban akoma.

Njëkohësisht pas pushtimit hitlerian të Rusisë, në qershor të 1941 nis të formohet një lëvizje komuniste. Drejtuesit e saj ishin vetëm intelektuale të kthyer gjatë kohës së mbretit Zog dhe që kishin kaluar vitet ‘30 në Europën perëndimore. Përfunduan shumë shpejt nën influencën e lëvizjes komuniste shumë të gjerë, e cila në atë kohë udhëhiqesh nga Jugosllavia dhe drejtuesi i saj Josif Broz Tito. Ishte mbështetja e dy emisarëve jugosllav që shqiptarët ti japin jetë një Partie Komuniste në vitin 1941 dhe në krye të së cilës u zgjodh Enver Hoxha, një mësues shkolle në Korçë dhe ish-student i universitetit të Montpellier në Francë. Ishte një detyrë që Hoxha do ta ruante për më shumë se 40 vjet.

E treta lëvizje e rezistencës, njohur si “Balli Kombëtar” ose Fronti Nacional, ishte drejtuar nga personazhe si Mithat Frashëri, një ish-diplomat, pronar i librarisë më të madhe në Tiranë. Gjithashtu drejtues në këtë lëvizje ishte edhe Abaz Ermenji, po nga Korça dhe ish-profesor në Francë. Ishte një parti socialdemokrate, liberale, filoperëndimore dhe kundër monarkisë. Të tre grupet, për konsekuencë ishin reciprokisht kundërshtar me shumë se kundër pushtuesve të huaj dhe shqetësimi i tyre kryesor nga 1941 deri 1945 ishte ajo që të fitonin influencë për mbas luftës.

Të parët agjentë britanikë, David Smilley dhe Neil (Billy) McLean hynë në Shqipëri në këmbë nga Greqia, në prillin e vitit 1943, me pak më shumë se nga një automatik për kokë, një trastë me monedha floriri dhe një radiotelegrafist. Qenë pritur, por nuk kishte pse të surprizoheshin me mosbesimin. Përfunduan me gjetjen e komandës partizane të Enver Hoxhës dhe aty arritën të demostronin vërtetësinë e tyre, duke organizuar një hedhje armësh me parashutë, municioni dhe monedha ari. Atëherë kapot e rezistencës u bindën, që miqtë e tyre të huaj dhe të pa ftuar, mund të ishin të çmuar dhe u vunë në lëvizje për të kultivuar miqësinë e tyre.

Ky mision i parë me partizanët zgjati 6 muaj. Smilley i stërviti, përfshirë edhe komandantin e tyre Mehmet Shehu, për përdorimin e armëve britanike, u shpjegoj atyre edhe taktikën e aleatëve perëndimor, jetoi, u ushqye dhe bëri humor me ta. Një herë Enver Hoxha, i ndihmuar edhe nga një hartë gjeografike me të gjithë shtetet e shënuara me të kuqe, i mbajti një leksion për ti shpjeguar, se udhri i ri komunst do të afirmohej në të gjithë botën. Smilley që besonte në misionin imperial britanik, ju përgjigj: “Do të më pëlqente edhe mua ta shihja botën të gjithë me të kuqe, por jo në atë të kuqe që besoni ju”.

Raporti i tyre ishte kordial, por dyshimet reciproke nuk ishin asnjëherë shumë në sipërfaqe. Hoxha i konsideronte anglezët pak më mirë se spiunët dhe bashkëpunëtorët fashistë: “I kam shtrënguar frerin dëshirave të tyre, që synonin thjeshtë për të mbledhur informacione dhe spiunazh. Donin të mblidhnin informacione mbi gjithçka, të njihnin forcat tona, taktikën dhe strategjinë tonë”. McLean dhe Smilley referonin se partizanët nuk kishin asnjë qëllim të luftonin kundra armikut, por kishin të vetmin synim atë të shfrytëzimit prestigjit dhe pajisjeve Angleze kundër grupeve jo komuniste.

Smilley, McLean dhe Julian Amery ishin tre personazhet kyç të impenjimit britanik në Shqipëri; të rinj pak më shumë se 20 vjeç, të cilët bënin pjesë në organizatën e zgjedhur (SOE), Special Operations Executive, që bënte sabotime dhe mblidhte informacione pas linjave armike. Smilley ishte një djalë kadet i një baroni, aspak politik, por një oficer i shkëlqyeshëm, ekspert shkatërrues dhe praktik në luftën e afërt. McLean ishte dhe ai një ushtarak profesionist, dalë nga Akademia e Sandhurst, njeri me një inteligjencë të mprehtë, skocez i lartësive, rritur në një ambient luginash dhe traditës së luftimeve malore.

Amery ishte negociatori i grupit, një personazh që shihte luftën dhe politikën me distancën e një lojtari shahu, që i konsideronte ato operacione si “një lojë e madhe”. Ishte djali i Leo Amery, Sekretar i shtetit për Indinë dhe një nga miqtë më intimë të Uinston Çurçill. Ishin të kompensuar të gjithë me dekorata si “ushtarakë me vlerë” dhe për më shumë, kishin filluar të ushqenin afërsi me popullsinë civile dhe për interesin e të ardhmes së kombit shqiptar.

Së bashku me Allan Hare, një tjetër prodhim inteligjent i Eton, djali i vogël i Lord Listoëel, u bënë “Katër Musketierët” e rezistencës shqiptare, trashëgimtarë të familjeve të mëdha, me miqësi në pozicione të larta. Kishin akses të lirë në Ministri të rëndësishme, përfshirë këtu edhe atë të Jashtme të Anthony Eden dhe rezidencën Afriko- Veriperëndimore, Harold MacMillan. Nuk pranonin nderimin e tepruar të përhapur gjatë luftës të shumë shokëve të tyre në lidhje me Stalinin, si aleati i madh i Anglisë. Ishte detyrë sipas mendimit të tyre, jo vetëm luftimi i Gjermanisë së Hitlerit, por edhe kundërshtimi i përhapjes së Doktrinës Komuniste, me të cilën pritnin të gjendeshin në konflikt, mbasi të bëhej armëpushimi përfundimtar dhe kjo nuk ishte ndonjë sjellje në modë për kohën.

Në fillim të vitit 1943, Armata Ruse kishte shkatërruar një armatë të tërë gjermane në Stalingrad, duke e eleminuar dhe midis vrarëve dhe të plagosurve ishin rreth 350.000 armiq. Pjesa më e madhe e anglezëve dhe amerikanëve konsideronin Stalinin si hero dhe kjo ishte një bindje edhe në bazën e tyre. Në komandën e SOE në Kairo, ishin komunistët që mbanin mbi shpinë peshën e luftës kundër Hitlerit, si në beteja ashtu edhe në rezistencën klandestine. Shumë ishin të bindur për këtë dhe jo vetëm elementat e të majës, që komunizmi do të ishte rruga e së ardhmes për shumë vende europiane dhe se motivet e rezistencës komuniste do të ishin më efektiv dhe britanikët për konsekuencë, duhet tu ofronin atyre maksimumin e mbështetjes.

Disa oficerë të SOE, si shkrimtari James Klugman, ishin anëtarë të Partisë Komuniste. Të tjerë si Basil Davidson, James Eyre dhe Reg Hibert ishin eksponent të së majtës, në kontrast me qëndrimin e McLean dhe Amery. McLean, duke folur për Elliott Ëatrous, që zëvëndoi Philip Leake në krye të seksionit për Shqipërinë thotë: “Kishte opinione shumë progresive dhe ne mendonim që mbështeste çështjen komuniste, kundër asaj nacionaliste në të gjitha nivelet”.

Kujtimet piktoreske të Hoxhës, nënvizojnë me disa specifika opinionin e tij për McLean: “Buzëqeshte, ndërkohë që më shtrëngonte dorën, qeshte dhe sytë i shkëlqenin si ato të një dhelpre. Ishte inteligjent, por kishte një zemër të keqe”. Kjo gjatë verës së vitit 1943, ndërkohë që dy oficerët anglezë jetonin me komunistët, stërviteshin me ata dhe i furnizonin me armë, mortaja dhe kundratanke, materiale që nuk mund ti merrnin nga të tjerët, përveç shumave të monedhave prej ari që vinin nga qielli në qese të vogla me peshë, nga 1000 monedha në një. Monedhat kishin shumë rëndësi, mbi të gjitha në Ballkan si armë luftë, ku mund të blije jo vetëm armë dhe mushka, por edhe besimin e atij që ishte në dyshim.

Në fund të verës 1943, Brigada e I-rë partizane e komanduar nga zëvendësi i Hoxhës, Mehmet Shehu numëronte 500 burra, shumë mirë të armatosur. Por gjendja e vendit ishte shumë e vështirë dhe njerëzit vuanin nga uria. McLean dhe Smilley morën një urdhër për tu larguar dhe u drejtuan për në drejtim të bregut të detit, në një breg të vogël shkëmbor në jug të Vlorës, në gadishullin e Karaburunit, në një lokalitet që ata e quajtën “Miramare”. Rezervat ishin zvogëluar dhe ata i kaluan 10 ditët e fundit, duke u ushqyer me mbeturinat e një mushke të ngordhur dhe duke pirë ujë që mblidhnin nga shkëmbinjtë me një sfungjer.

Një natë të tetorit 1943, erdhi përfundimisht nga ana tjetër e gjirit një motobarkë që u afrua afër bregut dhe marinarët anglezë lëshuan në breg arka me ushqime për shqiptarët e uritur. Pastaj dy oficerët anglezë u drejtuan drejt motobarkës në bordin e një gomone pneumatike të shpuar, Smilley tek remat dhe McLean duke e boshatisur nga uji, deri sa u fundos 10 metra përpara motosiluruses.

Në korrik të 1943 aleatët kishin zbarkuar në Siçili dhe pak ditë pas qeveria e Musolinit kishte rënë. Zëvendësi i tij, marshalli Badolio bëri në shtator një amnisti me aleatët dhe një muaj më vonë i deklaroj luftë Gjermanisë. Shqipëria për një moment u duk në vigjiljen e çlirimit, ndërkohë që 20 mijë ushtar italianë në mungesë të guidave lëviznin nëpër vend në kërkim të ushqimit dhe grupet e rezistencës i mobilizonin pa opozitë ato në kontrollin e qyteteve dhe fshatrave. Gjermanët reagojnë menjëherë, duke dërguar një divizion të zgjedhur të parashutistëve në Tiranë, duke përzënë nga qytetet dhe fshatrat luftëtarët e paorganizuar.

Dimri 1943- 1944 pati një rëndësi të veçantë për luftën civile shqiptare. Forcat gjermane të futura nga Jugosllavia, bënë një hakmarrje të madhe, kundrejt poshtërimit që i kishin bërë Hitlerit, aleatët e tyre. Pushtuan fshatra, rrethuan partizanët, dogjën, bastisën dhe i vranë ato. Luftëtarët klandestinë arritën të largoheshin, por civilët e pësuan shumë keq, duke mbetur të varfër, me asgjë tjetër përveç burrave dhe fëmijëve. Reg Hibbert, që u hodh me parashutë në dhjetor, në veri të Shqipërisë, kujton se kishte qenë gjithmonë në lëvizje, duke kërkuar të bënte sondazhin e terrenit, duke marrë kontakte dhe të tentonte të zbulonte se cilit mund ti besonte. Në këtë fazë konkludon, se ndërkohë që çdo shqiptar kërkonte të mbeste gjallë, rezistenca ishte e padukshme.

Diferenca ndërmjet grupeve të ndryshme të rezistencës, konsistonte në faktin që, ndërkohë që Monarkistët dhe Balli Kombëtar donin të mbanin strukturat tradicionale të Shqipërisë, partizanët donin ti shkatërronin.

Një nga të paktët minuta në të cilën Amery e Hibbert ishin dakord, është që nacionalistët luftonin gjermanët më pak se partizanët komunistë, jo sepse ishin në favor të gjermanëve, por sepse ato ishin interesat prioritare përpara okupacionit, ndërsa Hoxha përfaqësonte atë që nuk preokupohej për shkatërrimet që provokonin aktivitetet e tij. Një raport i 1943 referonte se: “Deri në këtë moment partizanët janë demonstruar luftëtarët më të mirë dhe Balli Kombëtar, xhentëllmenët më të mrë ” .

Amery mendon që Anglia duhet të kishte kuptuar hezitimin e nacionalistëve dhe të shihte situatën në një optikë më të gjerë dhe jo në favor të urdhrit të thjeshtë të anglezëve “Të vrasim gjermanët”. “Është e padiskutueshme që komunistët janë luftëtarët më të mirë”, thotë Amery. “Kur ne ishim duke humbur luftën, unë insistoja që të mbështeteshim nga komunistët. Por gati në gjysmën e vitit 1943 , pas luftës El Alamein dhe Stalingradit, ishte shumë e qartë që luftën do ta fitonim ne. Ajo që na interesonte ne, ishte se kush do ta merrte fuqinë në vendet e pushtuara pas tërheqjes gjermanëve”.

Në fillim të dhjetorit 1943, duke ardhur nga konferenca e Teheranit, me Roosevelt dhe Stalin, gjatë një dreke Churchill la për të kuptuar, se ai do të kishte mbështetur monarkistët në Greqi dhe komunistët ne Jugosllavi. Efektivisht brenda fundit të vitit ai kishte bërë hapa në këtë drejtim, duke abandonuar Mihajlloviç për Titon. Por Shqipëria, duket se nuk ishte diskutuar në mbledhjen e Teheranit dhe këtyre tre udhëheqësve nuk i ishte prezantuar si një problem politik. Këshilltarët jugosllavë ishin në numër më të madh në grupin e Hoxhës dhe Shqipëria po trajtohej tani nga tre potencat, si një sektor sekondar provincial dhe që nuk kishte asnjë rëndësi të merrej në konsideratë prej tyre. Ndjesitë e “musketierëve” për influencën e komunistëve në Shqipëri dukej se kishte pak rëndësi.

Gjermanët shpresonin të thyenin rezistencën gjate dimrit, kur jeta e partizanëve në mal ishte shumë e vështirë. Vranë shumë, por jo mjaft për të shkatërruar Brigadën e Shehut, që përfaqësonte thelbin. Kur erdhi pranvera partizanët u gjetën në dispozicion me shumë rekrutë, të shtuar nga rreptësia e metodave gjermane. Në këtë pikë filluan të luftonin, jo në mënyrën që shpallnin, por aq sa mjaftonte për tu afirmuar afër oficerëve Britanikë që mbi të gjitha mbas urdhrave të Churchillit në drejtim të Jugosllavëve, ishin të disponuar të mbështetnin pjesën komuniste. Pak nga pak që partizanët rritnin rezistencën e tyre, gjermanët shtonin reprezaljet, duke i shtyrë njerëzit jashtë fshatrave drejt bandave partizane dhe intensifikuar rrethin vicioz.

Kur në prillin e vitit 1944, McLean dhe Smilley ishin hedhur me parashutë në Shqipëri së bashku me Amery, situata ishte spostuar dukshëm në favor të partizanëve. Drejtuesit tradicional kishin humbur jo vetëm pronësitë, por edhe autoritetin e tyre. Të paaftë të çonin popullin në rebelim dhe mbrojtur popullin nga reaksioni i gjermanëve, përfunduan duke humbur faqen, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për anglezët e Kairos. SOE nuk ishte preokupuar për atë që do të ndodhte pas luftës, por mendonte thjesht faktin se partizanët luftonin më shumë dhe vrisnin më shumë gjermanë dhe për këtë meritonin më shumë furnizime Angleze, me armë dhe monedha.

Qëndrimi i Hoxhës në drejtim të anglezëve bëhet më arrogant. Antony Northrop, që ishte drejtues pranë komandës partizane kujton se: “Ai kishte përgatitur në fillim të vitit 1944 një sulm të koordinuar kundër pozicioneve gjermane. Ishte koordinuar momenti i sulmit partizan dhe ndërhyrja e RAF që do të bombardonte, duke u nisur nga bazat aeroportuale italiane. Në minutën e fundit, Hoxha ndërpreu ndërhyrjen e tij në aksion. Northrop u irritua dhe për këtë njoftoj menjëherë komandën e SOE të Barit për të anuluar të gjithë hedhjet e furnizimeve për komunistët. Hoxha u përgjigj me sekuestrimin e radios së Northrop, duke e mbyllur atë në një shtëpi të ruajtur me roje partizane. Pas pak incidenti u rregullua. Northrop ishte zgjuar atë mëngjes përpara agimit, nga një shqiptar që i thotë se: “Gjermanët ishin duke kontrolluar fshatin. Ai pyeti fshatarin se ku ishin të tjerët dhe ku ishin partizanët e komandës që kishin rënë në gjumë me të pak orë më pare? Doli në dukje se Hoxha me të vetët ja kishin mbathur këmbëve, pasi ishin informuar më përpara për aksionin e Gjermanëve”. Northrop kujton se: “Nuk i besova më Hoxhës pas atij episodi. Arrita të largohesha nga shtëpia vetëm pak minuta para se të vinin gjermanët. E mora shumë për keq faktin që Hoxha ishte larguar kaq thjeshtë, duke më lënë vetëm”.

Komanda e SOE ishte informuar në mënyrë konstante për sjelljen pak miqësore të Hoxhës, por vazhdonte ta mbështeste. Ky ishte thelbi i grindjes, që ishte akoma e nxehtë midis oficerëve britanik që morën pjesë në operacionet e Shqipërisë.

Pse SOE i kundërshtoj aleatët natyral dhe mbështetën një lëvizje komuniste? Do të bënte diferencë në qoftë se do të mbështetnin monarkistët dhe Ballin Kombëtar në vend të tyre? Kjo do të kishte modifikuar përfundimin e luftës civile në Shqipëri? McLean, Smilley dhe Amery ishin plotësisht të bindur se po dhe se Anglia bëri një habim që nuk e kuptoi shpejt, që komunizmi do të ishte kundërshtari i ardhshëm. Sipas tyre, rezistenca antikomuniste, po të ishte mbështetur me prestigjin anglez dhe ndihmuar me furnizime, do të kishte pasur menjëherë motivin për të luftuar dhe fituar besimin e popullit.

Hibbert, Davidson dhe Ëatrous janë të bindur me të kundërtën. Ata mbështetin mendimin se ishte brutaliteti i gjermanëve që fryu radhët e partizanëve komunistë dhe asnjë pjesëmarrje britanike, do të kishte evituar fitoren e komunistëve.

***

i përshkruan me shumë gjallëri këto evenimente në librin e tij “Sons the Eagle” , si ai dhe nacionalistët, të drejtuar nga monarkisti Abaz Kupi dhe Republikani Ermenji kishin diskutuar se ai duhet të kishte reaguar përpara, duke i organizuar hedhjet me parashutë dhe ata do të reagonin duke luftuar garnizonet gjermane. Në gushtin e vitit 1944 ata filluan të lëviznin seriozisht në veri. Amery dhe McLean e referonin situatën në komandën e SOE, që ishte transferuar nga Kairo në Bari, por furnizimet angleze vazhdonin të mos arrinin dhe “këtu është tradhëtia” thekson Smilley. “Abas Kupit i kishin premtuar furnizime nga ajri sapo të kishte filluar luftën, por hedhjet nuk arritën asnjëherë”. Ata në Bari kishin vendosur se të vetmit njerëz me vlerë për tu mbështetur ishin partizanët komunistë”. Në shtator 1944 forcat gjermane ishin në tërheqje dhe komunistët kishin fituar luftën, por sipas Amery ndeshja akoma nuk ishte mbaruar. “Unë gjendesha në Shqipëri në këtë moment kritik. Me një ndërhyrje të vogël britanike ose amerikane mund ta kishim mbajtur Shqipërinë në krahun e Perëndimit. Në fund të fundit, siç bëmë në Greqi. Forcat britanike shtypën rezistencën komuniste, duke sjellë në fuqi gjeneralin Zerva dhe tradicionalistët.

nuk është dakord me ata, të cilët i bënë jehonë vërejtjeve të Churchillit mbi Jugosllavinë, duke theksuar se Perëndimi nuk kishte asnjë interes në të ardhmen për Shqipërinë as dhe të drejtën për ta influencuar. Ai thotë se ata kishin dy justifikime, një moral dhe një praktik. Së pari ishte një gabim për të lënë shqiptarët në duart e tmerrshme të regjimit të Enver Hoxhës dhe synimeve imperialiste të Stalinit. Së dyti, Vlora dhe ishulli i vogël i Sazanit kontrollonte kanalin e Otrantos, hyrjen e Adriatikut, një pikë e rëndësishme për lundrimin.

Në Londër, Ministria e Luftës nuk mendonte kështu. Në 2 tetor transmetoj urdhrin në Bari për politikën e ardhshme si me poshtë:

“Nuk duket për konsekuencë që të jetë brenda fuqive tona ndalimi i formimit të një qeverie (partizane) në Shqipëri, në mbarim të Luftës. Nga bindjet e tyre politike, drejtuesit partizanë do ti drejtohen më parë Bashkimit Sovjetik, se sa vendit tonë për tu ndihmuar ( … ) Ne duhet për konsekuencë të synojmë në një riforcim të pozicionit tonë të brendshëm kundrejt partizanëve, nëqoftëse duam që në mbarim të luftës, të jemi në gjendje për të mund të influencuar qeverinë partizane”.

Në vend që të reagonim për të mundur komunistët, siç donte Amery, anglezët kërkonin ti falenderonin. Oficerët britanikë të ndërlidhjes me grupet antikomuniste morën nga Bari urdhrin për tu kthyer. Në të njëjtin moment, Hoxha vendosi të ishte mjaft i fortë tani, për të mos pasur nevojë më për favoret e Anglisë. Nuk duhet të trajtonte më me kortezi agjentët britanikë që dyshonte se ishin duke bërë spiunazh kundër tij dhe tentonin të korruptonin ndjekësit e tij.

Tony Simcox, oficeri i akredituar pranë Said Kryeziut dhe vëllait të tij, Ganiut, drejtuesit e luftëtarëve shqiptarë në Kosovë, në Serbinë e jugut, ishte dakord me Amery dhe referoi në Bari: “Ne kemi tradhtuar nacionalistët shqiptarë – Gani Kryeziun, që ka luftuar shumë mirë dhe është sakrifikuar më shumë se secili komunist dhe përse nuk kemi qenë më shumë të rreptë me komunistët, kur kanë sulmuar Abaz Kupin. Duhet të kishim ndërprerë menjëherë të gjithë furnizimet, duke refuzuar të trajtonim deri sa të tregoheshin të gatshëm për të luftuar vetëm gjermanët. Lejimi i komunistëve të vrisnin, sulmonin dhe provokuar armiqtë e tyre politik me armatimet tona është njëlloj sikur ta kishim bërë ne me duart tona”.

Për këtë partizanët zgjodhën Simcox si viktimën e parë të tyre. Duke rrethuar misionin e tij dhe përpara se ta tërhiqnin si rob lufte në komandën e tyre, shkatërruan tendën e tyre, bastisën bagazhin, sekuestruan dokumentat e tij dhe vranë me baston përkthyesin e tij.

Në këndvështrimin e këtyre episodeve, McLean dhe Smilley ngelën të shtangur kur morën nga Bari urdhrin e dorëzimit tek komunistët për tu kthyer në Angli. Një gjest shkruan Amery, për të kënaqur Enver Hoxhën dhe demonstruar që Anglia po ndiqte dëshirat e tij, duke mbyllur misionet antikomuniste. Por McLean dhe Smilley nuk donin t’u dorëzoheshin njerëzve të Hoxhës, as të mos nderonin mikun e tyre Abaz Kupi, duke u transferuar në Kampin e armikut të tyre. Dilema e tyre u zgjidh përfundimisht, kur në Bari u mor vesh se Enver Hoxha donte ti çonte në këmbë McLean dhe Smilley në jug të Shqipërisë për ti përulur dhe demonstruar potencën e tij. Kjo do të kishte qenë shumë edhe për Barin dhe në këtë pikë komanda urdhëroi që misioni të kthehej në rrugë detare.

Të tre oficerët ishin të bindur se ishte detyra e tyre të merrnin me vete edhe Abaz Kupin. “Në kaleidoskopin e politikës, të gjithë aleancat dhe relacionet janë subjekt i ligjeve të përjetshme të ndryshimeve”, kujton Amery.

Ishte për rrjedhojë sipas Amery, “ofendimi i tyre i përhershëm” që ata të komandos SOE vendosën të mos bënin evakuimin edhe të Abaz Kupit, duke patur frikë që ky gjest mund të dëmtonte marrëdhënien e tyre me partizanët e Hoxhës. Ky vendim simbolizonte besimin e McLean, Smilley dhe antikomunistëve të tjerë, që kishin marrë pjesë në rezistencën në Shqipëri gjatë luftës. SOE kishte tradhëtuar interesat britanike dhe Aleatëve, ndërkohë që synonin në një objektiv miqësor pas konfliktit me Stalinin dhe ndjekësit e tij, -që nuk ishte përveçse një mirazh.

Hibbert thotë: “Unë jam komplet indiferent për shfryrjen e Amery lidhur me Abaz Kupin. Ne mund të kishim pasur të gjithë dëshirën për të njëjtën gjë. Çdo mision kishte njerëz, që në konfront të tyre të ndiheshim të obliguar personalisht. Kupi nuk kishte të drejtë për asnjë trajtim prefencial”. Përgjigjja e Smilley ishte se “kontributi i Kupit ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai na dha monedha borxh në kohën kur ne kishin mbaruar monedhat për të jetuar, për mushka dhe për të vazhduar. Lekët e tij shpëtuan jetën e aviatorëve aleatë, përfshirë amerikanët që hidheshin me parashutë pas inkursioneve të bombardimit kundër Rumanisë. I kishim propozuar hedhje me parashutë të ndihmave dhe furnizimeve në qoftë se do të mundesh dhe kur kishte ai nevojë u la me gojë thatë. Dhe në fund u braktis në fatin e tij”.

Në fund të tetorit 1944, 2 motobarka të ardhura nga Bari arritën Shqipërinë veriore dhe morën në bord “Mosketirët” dhe ndihmësit e tyre. Ofendimi final ishte zbulimi i një oficeri të zbulimit anglez në bord, dërguar apostafat nga Bari me misionin e sigurimit që në to të mos hipte asnjë shqiptar. Sa mbërritën në Itali, ata dërguan shumë të nervozuar telegrame të gjithë personazheve me ndikim që njihnin. Protestat patën sukses dhe po organizohej një përgatitje për një mision shpëtimi për Kupin, kur pak ditë më pas, ai vjen me mjetet e tij, së bashku me djalin, Petritin dhe Ihsan Toptanin, në bordin e një barke që e kishin gjetur vetë.

Tre oficerët bënë relacionin final dhe me që ishin agjent special, u transferuan menjëherë në fronte të tjera për të luftuar armikun në ekstremin oriental, Smilley në Tailandë, Amery në Kinë dhe McLean në Ceylon. Lufta mbaroi në pak muaj dhe më pas të gjithë ato u kthyen në një ekzistencë më normale. Kaluan vitet dhe ata zienin akoma nga nervozizmi, për mënyrën e në të cilën çështja e tyre në Shqipëri ishte administruar keq, por më shumë tradhtuar dhe për mënyrën e turpshme me të cilën komanda e SOE kishte trajtuar shokët e tyre të armëve. Amery kujtonte gjithmonë lojën e fundit me Abaz Kupin, një lojë shahu të mbaruar pak minuta para se ai të zbriste tek varka që e priste në gjirin e lumit Mat. Kupi, malësori analfabet i kishte dhënë mat mbretit të tij, goditi me grushtin e hekurt kutinë e shahut dhe shtoi:

“Me dasht Zoti ndeshjen tjetër do ta luajmë në Itali”.

  • Nicholas William Bethell (19 Korrik 1938–8 Shtator 2007) ka qenë një politikan britanik dhe historian për Europën Qendrore dhe Lindore. Bethell ishte anëtar i Dhomës së Lordëve si konservator, nga viti 1967 deri 1999. Ka qenë edhe anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 1979 deri më 1994, dhe nga viti 1999 deri më 2003. Përkthimin e kësaj vepre në shqip e sjell Drini Pilkati. Vijon të shtunën e ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori