LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së nis sesione informuese me të rinj të komuniteteve jo-shumicë për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës

Misioni i OSBE-së nis sesione informuese me të rinj të komuniteteve jo-shumicë për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës

Misioni i OSBE-së në Kosovë të mërkurën mbajti në Graçanicë takimin e parë nga gjithsej gjashtë sa do të mbahen me të rinj të komuniteteve jo-shumicë për t’i informuar ata rreth mundësive të punësimit në Policinë e Kosovës dhe për t’i njoftuar me procedurat e rekrutimit.

Sipas një njoftimi për media takimet do të zhvillohen së bashku me policinë në rajone të ndryshme në mbarë Kosovën dhe po mbahen në mbështetje të fushatës së Policisë së Kosovës për rekrutim.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se në këto sesione, pjesëmarrësit do të mësojnë për procedurat e aplikimit për t’ju bashkuar policisë, duke u përqendruar veçanërisht në kriteret e rekrutimit dhe procesin e përzgjedhjes, përfshirë edhe testet me shkrim, ato fizike dhe psikologjike. Ata do të mësojnë edhe për trajnimin bazik profesional të policisë dhe për rëndësinë e punës së policisë për të kontribuar për komunitetet të cilave u shërbejnë.

“Edhe pse korniza ligjore ofron mbrojtje adekuate dhe përfshirje të barabartë të të gjitha komuniteteve në radhët e policisë, përfshirja e komuniteteve jo-shumicë mbetet sfidë për policinë”, tha Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Një forcë policore diverse dhe përfaqësuese i shërben më mirë publikut. E përgëzojmë Policinë e Kosovës për përpjekjet e saj për t’iu qasur të gjitha komuniteteve, duke ofruar informacion të dorës së parë dhe përgjigjur pyetjeve, dhe duke i motivuar njerëzit që të bëhen pjesë e saj për të ofruar siguri për komunitetet e ndryshme të Kosovës”, shtoi ai.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtën dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

Përveç trajnimeve të specializuara dhe mundësive zhvillimore për policinë, Misioni punon me Policinë e Kosovës për të shtuar edhe më tej pjesëmarrjen e komuniteteve jo-shumicë dhe grave në radhët e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori