LAJMI I FUNDIT:

Misioni i “dhëndrit” shqiptar

Misioni i “dhëndrit” shqiptar

Fatos Çoçoli

Studenti i Filozofisë, Atjon V. Zhiti, më 30 gusht do të ishte 23 vjeç. Ai la pas një libër me ese, një album me piktura dhe shumë ilustrime të tijat në botime aluduar për origjinën shqiptare të tij, edhe pse ende nuk ka prova. Berati, dhëndri 40-vjeçar i presidentit turk Erdogan, ka përpara vetes dhe vendit të tij një detyrë të vështirë. Të qetësojë tregjet e kapitalit dhe investuesit turq dhe të huaj, të frikësuar nga rënia kokëposhtë e vlerës së lirës turke në tetë muajt e parë të këtij viti. Ndryshe nga i vjehrri që është mjeshtër i retorikës së ashpër politike, Albayrak u përpoq që në ditët e para të detyrës së re, që të dialogojë dhe të sigurojë investuesit vendas dhe të huaj.


U premtoi disiplinë fiskale, masa kundër inflacionit, një bankë qendrore të pavarur dhe reforma strukturore. Më 20 korrik u tha gazetarëve turq që udhëtonin me të, pas një takimi të ministrave të financave të G-20 (Grupit të 20 vendeve më të mëdha të botës), se ai “nuk do të luftojë tregjet”. Më 23 korrik 2018, ministri i ri turk i Financave ftoi 15 ekonomistë dhe figura të shquara nga industria e financave të Turqisë, në një takim në Stamboll. Sipas gazetës së mirënjohur “Financial Times”, Albayrak tregoi një kuptim të qartë të sfidave makroekonomike me të cilat ballafaqohet Turqia dhe theksoi se “gjërat do të trajtohen në mënyrë të ndryshme nga më parë”. Me këto premtime, pikërisht kur të gjithë prisnin që më 24 korrik 2018, në takimin e radhës së Komitetit drejtues të bankës qendrore turke, të ngriheshin normat e interesit, kjo bankë nuk i rriti ato. Në vend të vendimit shpëtimtar, bëri disa ndërhyrje, duke i thjeshtuar procedurat se si bankat tregtare merrnin hua prej saj.

Ishte një gabim i madh dhe një mundësi e humbur nga banka qendrore për të konsoliduar kredibilitetin e vendosur me tri rritje të normës së interesit, deri në zgjedhjet e qershorit 2018 në Turqi. Me sa duket, Albayrak ia ka kërkuar rritjen e normës së interesit dhe Erdogan ka thënë “Jo!”. Më 10 gusht 2018, Presidenti Amerikan Tramp deklaroi dyfishimin e tarifave të importit për çelikun dhe aluminin turk. Tarifat e rritura në vetvete kanë një impakt të vogël në ekonominë turke si të tërë, prej vetëm 1 miliardë dollarë(875 milionë euro) më shumë. Mirëpo kjo ishte pika që derdhi të gjithë kovën.

Menjëherë lira turke humbi brenda 24 orëve 18 përqind të vlerës së saj. Punonjësve të bursës në Stamboll kjo nuk u kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tyre. Zhvlerësimi i monedhës vendase, në krahasim me 1 janarin 2018, arriti në 45 përqind. Inflacioni në Turqi u rrit në 15.4 përqind në korrik, norma më e lartë vjetore që nga viti 2004. Megjithatë, Albayrak nuk u dorëzua. Investuesve të huaj ju tha se Turqia do të dilte më e fortë nga kriza e monedhës, duke këmbëngulur se bankat turke janë të shëndetshme. Tre ditë më vonë, deklaroi një plan masash të bankës qendrore dhe të të gjithë qeverise turke, për të frenuar rënien e lirës. Me këtë rishikim dhe lehtësim të kostos së mbajtjes së rezervave në monedhën vendase, banka qendrore turke po provon t’i sigurojë sistemit financiar afërsisht 10 miliardë lira turke, 6 miliardë dollarë amerikanë dhe 3 miliardë dollarë amerikanë të barabartë me likuiditet ari(të vlerësuar në ar).

Alkbayrak bëri dhe një lëvizje tjetër. E bindi bankën e frikësuar qendrore të vendit të tij të rriste, sikurse do ta quante gazeta ‘Financial Times’, “normat e interesit nga deriçka”. Çfarë ndodhi? Këtë e shpjegon “Financial Times”. Për dy ditë, pas njoftimit të planit me 13 gusht(14-15 gusht 2018), banka qendrore nuk rriti normën e saj të interesit, fiksimin e Erdogan, por ndërpreu, që nga 14 gushti 2018, dhënien e huave bankave të nivelit të dytë përmes ankandeve të zakonshme të parave( një javore me 17.75 për qind interes), duke i detyruar ato të marrin hua brenda 24 orëve (hua njëditore) me 19.25 për qind, duke e rritur praktikisht normën e interesit ose çmimin e financimit me 1.5 për qind!

Një manovër e tillë nuk ka gjasa të prodhojë efektin e dëshiruar, sigurinë dhe garancinë për investuesit dhe tregjet. Por të paktën qetësoi disi këmbimin e lirës turke me dollarin. Lira ka rikuperuar pak nga humbjet e saj deri më 25 gusht 2018. Albayrak po provon një mision gati të pamundur. Urojmë të ketë sukses sadopak, në të mirë të ekonomisë së Turqisë, këtij vendi të madh dhe partnerit tonë të tretë në tregti, për nga importet që marrim nga Turqia.

Në trend

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori