LAJMI I FUNDIT:

Mirsa Kërqeli bëhet nënë sërish

Mirsa Kërqeli bëhet nënë sërish
Foto: Mirsa Kërqeli/Instagram

Mirsa Kërqeli, zëri i ëmbël që një kohë magjepsi me hitin e saj “Djaloshi im”, ka dhënë lajmin e lumtur përmes rrjeteve sociale se ka zgjeruar familjen e saj me ardhjen e një djali të vogël, të cilin e ka emëruar Ari.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau një fotografi të përzemërt ku shkroi: “Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll, zemrës sime edhe një jetë, fëmijëve të mi ju lindi një vëlla, familja jonë u bë e madhe… Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë. Rrofsh sa malet Ari”.


Fjalët e saj mbartin ngrohtësi dhe dashuri të thellë për anëtarin më të ri të familjes.

Mirsa, e cila është me origjinë nga Gjilani, ka marrë vendimin të tërhiqet pak nga skena muzikore për të ndërtuar një jetë të re larg vëmendjes së publikut në Kanada.

Ajo ka qenë e përqëndruar në jetën familjare dhe tani gëzon lumturinë e të qenit nënë për të tretën herë.

Edhe pse ajo nuk është më shumë aktive në muzikë, Mirsa vazhdon të jetë e dashur për fansat që ndoqën karrierën e saj dhe mbeten entuziastë për të ndarë gëzimet e saj personale nëpërmjet rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Foto: Mirsa Kërqeli/Instagram