LAJMI I FUNDIT:

Mirëmëngjesi nga kryeqyteti më i ndotur në rajon

Mirëmëngjesi nga kryeqyteti më i ndotur në rajon

Kualiteti i ajrit në Prishtinë, sot në mëngjes, ka qëndruar përsëri në sinjalizuesin – I pashëndetshëm, që tregon nivelin e ajrit të ndotur në Prishtinë.

Kur mëngjesin e sotëm temperatura shënonte deri në -8 gradë celsius, si për inat edhe ajri tregonte nivel shumë të lartë të ndotjes. Kur i ftohti dhe ajri i ndotur, të dy me rezultatet mbi normalet, shkaktojnë efekte serioze në shëndet.


Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot nuk u zgjua aspak i shëndetshëm.

“Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet ti shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë”, ky është paralajmërimi që jepet për pasojat që sjell ky nivel i ndotjes, të cilin qytetarët e Prishtinës janë duke e jetuar edhe në mëngjesin e kësaj të premte. /Telegrafi/