LAJMI I FUNDIT:

Miratohet statuti për Trepçën, i dërgohet Kuvendit për diskutim

Miratohet statuti për Trepçën, i dërgohet Kuvendit për diskutim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë është miratuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës, Statuti për Trepçën.

Me këtë rast ministri ka deklaruar se kështu është duke u hapur rruga drejt themelimit të “Trepça Sh. A.” dhe njëkohësisht zhvillimi i këtij gjiganti ekonomik.


Lluka tha se bashkë me status janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.

Lidhur me këtë kryeministri, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme ka thënë se kur të votohet ky status në Kuvend, do të jetë moment i madh për Kosovën.

Postimi i plotë nga Lluka

Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sapo miratuam dhe dërguam në Kuvendin e Kosovës Statutin për Trepçën, duke hapur kështu rrugën drejtë themelimit të Trepça Sh. A. dhe njëkohësisht zhvillimin e këtij gjiganti ekonomik.

Së bashku me statut, janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.

Falënderoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për punën intensive gjatë këtyre dy muajve. /Telegrafi/