LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ky projektligj është themel mbi të cilën do të ngritët inteligjenca ushtarake.


Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se ky ligj përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e Agjencisë së Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri.

“AMIS ushtron aktivitetet e saj brenda dhe jashtë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim të mbështetjes së misionit të MM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)”, u shpreh Mehaj.

Tutje ai tha se: “Fushë veprimtaria shtrihet edhe brenda vendit por me theks të veçantë ajo merret me zbulimin dhe kundërzbulimin e kërcënimeve që vijnë jashtë vendit”. /Telegrafi/