LAJMI I FUNDIT:

Miratohet në parim rishikimi i buxhetit

Miratohet në parim rishikimi i buxhetit

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në parim rishikimin e buxhetit për vitit 2016.

Në votim morën pjese 62 deputetë, prej të cilëve, 52 votuan pro, 2 kundër, ndërsa 8 të tjerë kanë abstenuar.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit është votuar në parim pro plotësimit dhe ndryshimit të ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili me 14 korrik do të prezantohet në Kuvend me rekomandime.

Nga 68 deputetë sa kanë votuar, 52 prej tyre kanë qenë pro ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, 10 të tjerë kanë qenë kundër, ndërsa 7 kanë abstenuar.

Me rishikim të buxhetit është rritur parashikimi i buxhetit total për 33 milionë, duke arritur kështu në 1 miliardë e 635 milionë euro.

Po ashtu, me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.
Në anën tjetër, janë propozuar 5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.