LAJMI I FUNDIT:

Miratohet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve në vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore 

Miratohet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve në vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore 

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen e financimit me Bankën Evropian të Investimeve në vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kjo linjë ka ndikim rajonal ndërlidhjen e qendrave kryesore dhe do të jetë me standarde evropiane duke lejuar operimin deri në 100 km në orë.


Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se rehabilitimi i linjë hekurudhore 10 tashmë është në proces.

Ai tha se dy fazat e para janë në proces  dhe kompania është duke kryer punën dhe mbetet faza e tretë për të filluar, që është segmenti prej Mitrovicës në Leshak, pasi fazat e para janë segmenti nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë si dhe tjetri nga Fusha Kosova në Mitrovicë, raporton Telegrafi.

Ai tha po ashtu mbetet të kryhet edhe sinjalistika.

“Pra, ne kemi nënshkruar marrëveshje për financim shtesë që është në vlerë prej 38 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve mjete që i vihen në dispozicion ndërmarrjes publike ‘Infrakos’ në mënyrë që të vijojë me fazat tjera…”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se kredia me Bankën Evropiane pritet të disbursohet deri në 5 këste, kurse interesi përcaktohet në momentin kur bëhet kërkesa për disbursim. /Telegrafi/