Demokratët në Kongresin amerikan kanë kërkuar veprime të shpejta për të financuar programe qeveritare për të shmangur një mbyllje të pjesshme të saj për mungesën e buxhetit. Por fillimisht atyre u duhej një sinjal gatishmërie nga republikanët për të negociuar.
Fondet qeveritare për financimin e programeve të përditshme përfundojnë më 18 shkurt. Dështimi për të siguruar një marrëveshje mund të shkaktojë një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Bllokimi mund të ketë ndikim në operacionet ushtarake dhe diplomatike, transportin ajror, parqet kombëtare, disa programe të kujdesit shëndetësor si dhe aktivitete të tjera.
Kur kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në fund të afatit, Kongresi mund të detyrohet të miratojë masa plotësuese për financimin e programeve ndërsa vazhdojnë negociatat. Dy masa të tilla u miratuan vitin e kaluar, duke i mbajtur shpenzimet në përputhje me nivelet gjatë presidencës së republikanit Donald Trump.
Për herë të fundit qeveria u mbyll pjesërisht nga 22 dhjetori i vitit 2018 deri më 25 janar 2019, një numër ditësh rekord, ndërsa Trump u përball me Kongresin lidhur me sigurimin e fondeve për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.
Arritja e një marrëveshje për buxhetin, para skadimit të afatit, do të nënkuptonte një çështje më pak për Presidentin Joe Binden ndërsa përpiqet të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Senat për miratimin e një anëtari të ri në Gjykatën e Lartë dhe ringjalljen e paketës së tij për investimet në infrastrukturë.
Projektpropozim demokrat për një buxhet me mbi 1,5 trilion dollarë shpenzime, që tashmë u është ofruar republikanëve, shënon një rritje mbi 8% krahasuar vitin e kaluar fiskal.
“Po presim kundërofertën republikane”, tha për gazetarët udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Projektligjet e miratuara verën e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të siguronin 755 miliardë dollarë për ushtrinë dhe 768 miliardë dollarë për programet jo-mbrojtëse. Këtu nuk përfshihen programet e detyrueshme si fondi i pensioneve dhe kujdesi shëndetësor për të moshuarit, të varfrit dhe invalidët.
Por nga ana tjetër, republikanët kërkojnë shpenzime të balancuara mes programeve të mbrojtjes dhe atyre civile. /VoA/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Ekskluzive: Birra Peja Zero e vetmja e llojit të saj e importuar nga dy marketet më të mëdha në Turqi, Migros dhe Carrefour

Disa benefite rreth Slim Fit që duhet t’i dinë entuziastët e fitnesit dhe atletët

Aty ku qetësia dhe rehatia marrin të njejtin emër – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është zgjedhja e duhur për banim

Gjermania publikon listën e pagave bruto për 50 profesione

Humbi mbi 30 familjarë në luftë, bën thirrje për bojkotimin e produkteve serbe

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit