LAJMI I FUNDIT:

“Miqtë e Amerikës” dhe UBT i dërgojnë veshje tradicionale shqiptare ish-presidentit amerikan George W. Bush

“Miqtë e Amerikës” dhe UBT i dërgojnë veshje tradicionale shqiptare ish-presidentit amerikan George W. Bush

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe për përkrahjen e dhënë gjatë procesit të shtet-ndërtimit, Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe UBT do të dërgojnë veshjet tradicionale shqiptare për ish-presidentin e SHBA-ve, George W. Bush dhe bashkëshorten e tij, Laura Bush.

 Me këtë rast, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se me një veprim të tillë dëshirojnë t’i tregojnë ish-presidentit Bush se populli i Kosovës nuk e ka harruar kontributin e tij të madh për çështjen e Kosovës.

“Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues, mirënjohës dhe nuk do të harrojë asnjëherë veprimet që ka bërë shteti amerikan, e në veçanti, presidenti George W. Bush”, potencoi Rexhepi.

Ndërkaq, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, si donator i veshjeve tradicionale që do t’i dërgohen ish-presidentit Bush, theksoi se UBT gjithmonë do të jetë në përkrahje nismave të tilla, të cilat kanë të bëjnë me vlerësim të kontributit të njerëzve që kanë bërë shumë për vendin tonë.

“Falë SHBA-ve ne kemi pasur mundësi që të fitojmë lirinë, të shpallim pavarësinë dhe dërgimi i kësaj dhurate është gjesti më i vogël që mund të bëjmë për të falënderuar përkrahësit më të mëdhenj të shtetit tonë”, tha Hajrizi.

 Gjatë ditëve në vijim, UBT dhe Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të ndërmarrin edhe aktivitete të tjera të përbashkëta, të cilat do të kenë për qëllim njohjen e kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si zëri më i fuqishëm për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës para dhe pas luftës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori