LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola zbulon katër klubet ku mund të shkojë Erling Haaland – përjashton Chelsean dhe Manchester Unitedin

Mino Raiola zbulon katër klubet ku mund të shkojë Erling Haaland – përjashton Chelsean dhe Manchester Unitedin

Agjenti Mino Raiola, që menaxhon super talentin Erling Haaland, ka zbuluar se Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich janë klubet që shihen si kandidatët kryesorë për të nënshkruar me klientin e tij që aktualisht luan te Borussia Dortmund.

Raiola ka thënë se Borussia Dortmund kishte mundësinë ta shiste yllin norvegjez verën e kaluar, por vendosi të mos e bënte këtë për të shmangur dobësimin e skuadrës, duke shtuar se këtë verë mund ta shesë.


“Ai mund dhe do të ndërmarrë hapin tjetër. Bajern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Man City – këto janë klubet e mëdha ku ai mund të shkojë”.

“City ka fituar kampionatin pesë herë në vitet e fundit, shumë herë më shumë se [Manchester United] .

“Kur u transferuam te Borussia Dortmund, të gjithë e dinim se ky hap do të vinte. Ndoshta këtë verë, ndoshta verën e ardhshme. Por ka shumë mundësi që Erling të largohet këtë verë, do të shohim”.

“Ne do t’i tregojmë klubit se cila është ideja jonë dhe ata do të na thonë të tyren, por asnjë vendim nuk do të merret në dimër”.

“Patjetër që një transferim verën e kaluar do të ishte më i mirë për [Dortmundin] financiarisht. Por ata siguruan mirëqenien e klubit, tifozëve, ekipit dhe suksesit”.

“E respektoj shumë këtë vendim”, ka thënë Raiola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori