Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi të shtunën se Rusia mund të përpiqet të nxisë përçarje në Perëndim përmes refugjatëve, pasi Moska kërkon të zgjerojë “luftën hibride”.
“Kjo luftë nuk bëhet vetëm me armë, po bëhet edhe me energji dhe për këtë kemi gjetur një përgjigje. Por do të bëhet edhe me frikë dhe përçarje, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të parandalojmë”, tha ajo në një kongres Partisë së Gjelbër.
“Në këtë situatë është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas – refugjatë dhe jo refugjatë nga Ukraina… por për shkak se kjo luftë është hibride, vende të tjera po marrin pjesë gjithashtu”, tha Baerbock, duke përmendur Serbinë të cilën ajo e akuzoi se kishte futur në aeroplanë migrantë pa viza.
Duke theksuar se nuk mund të ketë një situatë “ku njerëzit po përdoren si armë”, ministrja tha se Gjermania është në bisedime me Republikën Çeke dhe Sllovakinë për këtë çështje.
Gjermania javët e fundit ka paralajmëruar për regjimin e udhëtimit pa viza të Beogradit për disa vende, qytetarët e të cilëve përdorin Serbinë si trampolinë për të hyrë në BE.
Serbia, një kandidate për anëtarësim eventual në BE, shtrihet në të ashtuquajturën rrugë ballkanike të përdorur nga emigrantët që shkojnë drejt Evropës Perëndimore, ndërsa ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.
Edhe pse rruga nuk është aq e ngarkuar sa ishte gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në 2015, dhjetëra mijëra ende kalojnë nëpër rajon çdo vit.
Gjermania pranoi mbi një milion emigrantë gjatë krizës së vitit 2015, por kjo masë la ekonominë më të madhe të Evropës thellësisht të ndarë. Dyshimet midis disa votuesve përfundimisht rezultuan në ardhjen e partisë së ekstremit të djathtë (AfD) në parlament.
Raporti i Komisionit Evropian për migracionin dhe azilin për vitin 2022 i publikuar këtë muaj zbuloi se një “numër në rritje njerëzish” po mbërrinin përmes udhëtimeve me aeroplan në Serbi për shkak të “regjimeve të saj pa viza”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City