LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Deskoska sot nënshkruan Konventën e Singaporit për ndërmjetësim

Ministrja Deskoska sot nënshkruan Konventën e Singaporit për ndërmjetësim

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot do ta nënshkruajë Konventën e Singaporit për ndërmjetësim në Singapor.

Atje do të takohen me përfaqësues zyrtar nga 50 vende për mbështetje dhe nënshkrim të marrëveshjes së re ndërkombëtare për ndërmjetësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrimi i kësaj konvente, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, është ngjarje historike që do të sjell përfitime të mëdha për investitorët e huaj dhe kompanitë nëpërmjet zgjidhjes jashtëgjyqësore të kontesteve tregtare ndërkombëtare.

Deri tani, marrëveshjet me të cilat zgjidheshin kontestet tregtare ndërkombëtare, dhe që janë arritur me ndërmjetësim, nuk kishin mekanizëm mbrojtës dhe garanci për zbatim ndërkufitar.

“Konventa e Kombeve të Bashkuara për marrëveshjet ndërkombëtare që janë rezultat i ndërmjetësimit”, e njohur si Konventa e Singaporit për ndërmjetësim, do të sigurojë zbatim dhe respektim të marrëveshjeve që arritur me ndërmjetësim, do të sigurojë kompanive dhe investitorëve të huaj më shumë siguri juridike që do ta risë tregtinë ndërkombëtare.

Konventa është miratuar me konsensus në Kuvendin e Përgjithshëm të KB-së më 20 dhjetor të vitit 2018. Kjo konventë është marrëveshja e parë e KB-së që mban emrin e Singaporit./Telegrafi/