LAJMI I FUNDIT:

Ministrit Shala tregon për punët që janë bërë në Ministrinë e Ambientit

Ministrit Shala tregon për punët që janë bërë në Ministrinë e Ambientit

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala mbajti konferencën e fundvitit me gazetar. Në konferencë ai prezantoj punën njëvjeçarë të ministrisë që drejton, dukë vënë theksin tek projektet kapitale të realizuar në fushën e ujërave, trajtimit të mbeturinave dhe mbrojtjes së ajrit.

Projektet e përbashkëta dhe donacionet e shumta nga Qeveria e Gjermanisë, Zvicrës, Suedisë, Japonisë e vendeve të tjera kanë qenë një nga sukseset më themelore të MMPH-së, duke krijuar kështu mundësi të mëdha për zhvillim në shumë sektorë të mjedisit në Kosovë, në të cilët Kosova si e vetme e ka të pamundur të investoj.


Shala shfrytëzoj këtë konferencë për të falënderuar të gjithë donatorët dhe qeveritë e vendeve mike si dhe të siguroj ata për vazhdim të bashkëpunimit.

Ministri Shala premtoj angazhim edhe më të madhe në vitin që po hymë duke kërkuar një mobilizim të të gjithë akterëve të shoqërisë, veçanërisht mediave dhe shoqërisë civile, për të identifikuar dhe zgjidhur bashkërisht të gjitha problemet e mjedisit në Kosovë. /Telegrafi/