LAJMI I FUNDIT:

Ministrit grek i dërgohet fishek në zarf, shenjë kërcënimi në lidhje me Maqedoninë

Ministrit grek i dërgohet fishek në zarf, shenjë kërcënimi në lidhje me Maqedoninë

Një fishek i futur brenda një zarfi është dërguar në adresë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, bëri të ditur të shtunën e përditshmja greke, Ta Nea.

Zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në godinën e Ministrisë së Jashtme dhe veç fishekut, kishte edhe një letër, përmbajtja e së cilës i referohej negociatave që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve midis Greqisë Maqedonisë.


Sipas gazetës greke, bëhet fjalë për një fishek mitralozi kundërajror, që ashtu si dhe letra u është dërguar shërbimeve të sigurisë për hetimet përkatëse.

Që nga fillimi i muajit shkurt, është hera e tretë që në adresë të ministrit të Jashtëm grek mbërrijnë letra kërcënuese.

E para ishte një letër që shkruante se “i kemi tre plumba për ty” dhe se çdonjëri prej plumbave i përkiste çdo pjese të hapësirës gjeografike që quhet Maqedoni.

Më pas kishte mbërritur një tjetër letër me përmbajtje ofenduese për vetë ministrin, por edhe për 300 deputetët, ku ndër të tjera thuhej se “parlamentin duhej ta merrte në kontroll ushtria”.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori