LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës thotë se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale

Ministria e Punës thotë se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim Valbona Çitaku, nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, njëherë drejtoreshë e strehimores së fëmijëve “Shpresa dhe Shtëpitë e fëmijëve” dhe Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Në këtë takim është diskutuar lidhur me angazhimin që strehimoret në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi, veçmas në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.

Reçica ka thënë se, është fakt që situata e pandemisë e ka rënduar funksionimin e mirëfilltë të mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale.

“Si ministër i MPMS, vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, mirëpo edhe në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore, për aq sa kemi pasur mundësi ligjore dhe financiare, ka thënë Reçica.

Gjithashtu, ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale. /Telegrafi/