LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit përkrahë me 100 mijë euro Komunën e Vitisë

Ministria e Mjedisit përkrahë me 100 mijë euro Komunën e Vitisë

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala me bashkëpunëtorë, ka vizituar komunën e Vitisë me këtë raste, ka nënshkruar marrëveshje me Kryetarin e Komunës e Vitisë Sokol Haliti për financimin e projektit: ”Rregullimi dhe Pastrimi i Lumit Morave dhe Gelbushi”.

Vlera totale e projektit është 100 mijë, të gjithë shumën do ta mbuloj MMPH-ja.


Shala e Haliti kanë biseduar edhe për projektet e reja të përbashkëta që do të zhvillohen në këtë komunë, si dhe për procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, U.d Ministri Shala gjatë vizitës në Viti, bashkë me zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Emanuel Demaj dhe Kryetarin e Vitisë Sokol Haliti kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve Gursen dhe Bajram Sylejmani. /Telegrafi/