LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë kërkon buxhet rekord prej 52 miliardë dollarësh

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë kërkon buxhet rekord prej 52 miliardë dollarësh

Ministria e Mbrojtjes të Mërkurën kërkoi një buxhet rekord prej 51.93 miliardë dollarë amerikanë për vitin fiskal 2021, duke i dhënë një përparësi të madhe rritjes së aftësive në fushat e reja të hapësirës, hapësirës kibernetike dhe spektrit elektromagnetik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkesa është rritur 3.3 për qind nga buxheti fillestar për vitin aktual fiskal deri në mars 2021.


Kështu, shpenzimet e mbrojtjes pritet të rriten për të nëntin vit radhazi nën kryeministrin Yoshihide Suga.

Ai është zotuar të avancojë kursin e caktuar nga paraardhësi i tij me shërbim të gjatë, ish-kryeministri Shinzo Abe.

Buxheti i përgjithshëm do të finalizohet nga Ministria e Mbrojtjes përpara se buxheti fiskal 2021 të përpilohet në fund të dhjetorit. /Telegrafi/