Në Kazermën “Adem Jashari” sot u organizua ceremonia e përmbylljes së vitit të dytë të tranzicionit të FSK-së. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NALT-it, gjenerali Frank Best, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të NALT-it, atashe dhe këshilltarë ushtarak ndërkombëtar.
Në fjalën e tij, ministri Quni, pasi përshëndeti të pranishmit dhe uroi për sukseset e arritura gjatë realizimit të planit dyvjeçar të tranzicionit të FSK-së, tha “Sot shënojmë 2 vjetorin e lansimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, andaj ndjehem krenar dhe i privilegjuar, që si Ministër i Mbrojtjes të konstatoj se përgjatë kësaj periudhe kemi arritur që të realizojmë pjesën më të madhe të aktiviteteve për këtë periudhë planifikuese, e në disa fusha e komponentë, edhe t’i tejkalojmë ato”.
Më tej, ministri Quni, shtoi se “Krahas këtyre sukseseve, brenda kësaj periudhe është avancuar sistemi i duhur i hartimit dhe zbatimit të politikave të mbrojtjes në fushën e planifikimit, programimit, modernizimit e standardizimit të forcave, bashkëpunimit ndërkombëtar e integrimeve euroatlantike, inteligjencës dhe sigurisë, sistemit të integruar të burimeve materiale, infrastrukturore e mbështetjes logjistike”.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në fjalën e tij tha “Kjo ditë shënon kalimin nga një fazë administrative, doktrinare dhe konceptuale në një fazë të ndërtimit të aftësive teknike, taktike dhe luftarake në nivel të njësive operacionale. Konsideroj, që, pa marrë parasysh sfidat me të cilat jemi përballë, si: tërmeti në Shqipëri, pandemia globale, përmbytjet dhe shkurtimet e vazhdueshme buxhetore, ne kemi arritur që jo vetëm të përmbushim detyrat e parapara në këtë fazë, por edhe t’ i tejkalojmë pritshmëritë tona”.
Ndërsa, drejtori i NALT-it, gjenerali Best, përgëzoi Ministrinë dhe FSK-në. “Ju përgëzoj për atë që është arritur deri më tani. Veçanërisht ju përgëzoj për qasjen tuaj transparente, angazhimin tuaj për mbikëqyrjen civile, qasjen tuaj multi-etnike dhe theksin mbi drejtësinë dhe sundimin e ligjit. Ishte një nder dhe gëzim për të gjithë ne, në NALT, t’iu ndihmojmë dhe t’iu këshillojmë mbi hapat e ndërmarrë me të gjitha mjetet dhe aftësitë që kemi në dispozicion. NALT-i do të vazhdojë të jetë në krahun tuaj. Ne do të qëndrojmë të përkushtuar ndaj mandatit tonë; për këshilla, lidhje dhe trajnime”.
Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e dokumenteve Doktrinore nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, që janë bazë e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë